Arkiva e lajmeve
                   

TË RINJËT SHQIPËTARË, SERBË DHE ROMË SË BASHKU NË LIGJËRATA NË BUJANOC

8. shkurt 2010.

Të shtunën më 6 shkurtë, Qendra Resursi civil në Bujanoc, në suaza të projektit ,,Të rinjët për të rinjët” i cili finansohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë organizuar dy ligjërata. Ligjërata e parë u është kushtuar volonterizmit  ndërsa ligjërata e dytë dëmit të duhanit.

Në bisedë me psikologen Jelena Iliqin nga Bujanoci kanë marrë pjesë 22 nxënës dhe ate 11 meshkuj dhe 11 femra të shkollave të mesme, fillore dhe studentë nga kjo komunë. Në këtë ligjëratë kanë qenë të pranishëm Shqipëtarë, Serbë dhe Romë. Në fundë të kësajë ligjërate nuk e kanë fshehur kënaqësinë e tyre për organizimin e kësaj punëtorie dhe mundësie për t’u shoqëruar, duke shkëmbyer mendimet dhe kontaktet për komunikim dhe shoqërim më të tutjeshëm.

Qendra për resurse civile organizoi vizitën kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme administratës komunale në Preshevë. Qëllimi i vizitës ka qenë që të rinjët të njoftohen në qfar mënyre fungsionojnë shërbimet e pushtetit lokal. Koordinatorja e qendrës për resurse Civile Adrijana Berisha paralajmëroi hapjen e klubit për të rinjë në Preshevë.