Arkiva e lajmeve
                   

TË RINJËT PËR RUAJTJEN DHE RINGJALLJEN E MALEVE TË LUGINËS SË LUMIT TË PÇINJËS – KA FILLUAR PARAQITJA PËR SEMINARË

30. shtator 2020.

Shoqata e të Rinjve "Bota jonë, rregullat tona" po zbaton veprimtarinë e parë kryesore në kuadër të projektit "Rinia për Ringjalljen dhe Ruajtjen e Pyjeve të Luginës së Lumit Pcinja", i cili përfshin seminare tre-ditore për të rinjtë e moshës 13 deri 18 vjeç nga rrethi i Pcinja.

"Qëllimi është të edukojmë gjithsej 75 të rinj, në katër seminare identike, të cilët janë të interesuar të trajnohen në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura, dhe në të njëjtën kohë të azhurnuar dhe të gatshëm për të ndihmuar komunitetin e tyre lokal në një mënyrë praktike," tha Shoqata.

Seminaret do të përmbajnë leksione, punëtori dhe trajnime, ato janë falas dhe pas tyre të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një çertifikatë, dhe ata do të drejtohen nga ligjërues me përvojë dhe ata do të përgatisin një program interesant, interaktiv, por praktik për pjesëmarrësit e seminarit.

Pjesëmarrësit e seminarit kanë mundësinë të marrin pjesë në një kamp edukativ tre-ditor, ku do të kenë mundësinë të zbatojnë praktikisht njohuritë nga seminari.

Seminaret do të mbahen nga 2 deri në 19 tetor, në katër termat vijues:

Seminari i parë: nga 2 deri më 4 tetor 2020.

Seminari i dytë: nga 3 deri më 5 tetor 2020.

Seminari i tretë: nga 16 deri më 18 tetor, 2020.

Seminari i katërt: nga 17 deri më 19 tetor 2020.

Shoqata fton të gjithë të rinjtë e moshës 15 deri 18 vjeç të aplikojnë për pjesëmarrje në seminare përmes formularit të aplikimit në dispozicion në https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfkEe53tEjyD0Dmvan-pCXAF3axuGywhSH9x2f_1qYm_EVvNQ/viewform  

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues