Arkiva e lajmeve
                   

TË RINJËT NË AKSION: KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE DHUNES

13. dhjetor 2021.

Bujanoc - Beograd – Organizata The Future do të zbatojë projektin "Të rinjet ne aksion" në Bujanoc, i cili ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të të rinjve nga komuniteti lokal dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e promovimit të barazisë gjinore.

“Realizimi i aktiviteteve të planifikuara të projektit do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e luftës për të drejtat e grave dhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore”, tha organizata.

Arritja e qëllimeve bazë të projektit do të sigurohet përmes sistemeve të arsimit joformal.

Pjesëmarrësit në këtë projekt do të kenë mundësinë të mësojnë dhe fitojnë njohuri dhe aftësi përmes punëtorive tematike dhe kreative interaktive, dhe procesi i përvetësimit të tyre do të zhvillohet përmes bisedës, të menduarit kritik, individualisht ose në grup.

“Aktiviteti i parë i projektit u realizua në nivel lokal, ku të rinjtë i njohëm me projektin dhe aktivitetet që do të realizohen deri në muajin mars, shënuam edhe Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut”, thonë në organizatë.

Në këtë projekt, The Future është partnere e Klubit për Fuqizimin e Rinisë 018 nga Nishi dhe “Organizata e Romve Prokuple” nga Prokupla, të cilët do ta realizojnë projektin në qytetet e tyre.

Projekti mbështetet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social.

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues