Arkiva e lajmeve
                   

TË RINJËT E INTRESUAR PËR THIRRJEN E USHTRISË

25. mars 2016.

Vrajë – Në sallën e Shtëpisë Ushtarake në Vrajë, nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme iu janë prezentuar kushtet për regjistrim dhe mënyra e shkollimit në Gjimnazin Ushtarak dhe në Akademinë Ushtarake në Beograd. Për një vend në Akademi konkurojnë rreth 18 kandidatë.

Pas emitimit të serisë “Akademia Ushtarake”, është rritur interesimi për regjistrim jugun e Serbisë në shkollat ushtarake. Të rinjët më së shumti i tërheq ajo që sigurt do të kenë punë pas përfundimit të shkollimit.

"Njerëzve të rinj i kisha porositur që nëse dëshirojnë që të bëhen të ndershëm, të nderuar dhe njerëz të besës, të drejtohen në Akademinë Ushtarake, përshkak se në vete do të ndërtojnë aftësinë psikofizike dhe intelektuale”, ka thënë Alleksandar Obobashiq, kadet i vitit të 3 në Akademinë Ushtarake.

Konkursi për thirrjen ushtarake dhe pranimin e 290 kandidatëve të rinj, të cilin e ka shpallur Ministria e Mbrojtjes, do të zgjatë deri më 31 mars.

„Në Akademinë Ushtarake pranojmë 90 kadetë në shtatë programe studimore. Gjatë shkollimit do të kenë të siguruar akomodimin në konvikt, falas do t`i kenë librat, paisjet për mësim, ushqimin, pasisjet sportive”, ka thënë nënkoloneli Urosh Domazet, kryeshef i shërbimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake.

Vraja është qyteti i fundit nga 18 qytetet në të cilat janë mbajtur promovimet e thirrjes ushtarake, ku kanë marrë pjesë më shumë 3.000 të interesuar.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues