Arkiva e lajmeve
                   

TË GJITHA RRUGËT NË KOMUNËN E BUJANOCIT JANË TË KALUESHME

6. janar 2017.

Bujanoc – Bora e cila ka rënë në Bujanoc momentalisht nuk e rrezikon zhvillimin e rregullt të komunikacionit në rrugët e komunës së Bujanocit.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të komandantit të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit, Stojançe Arsiq, gjitha rrugët momentalisht janë të kalueshme.

„Mekanizimi është në gadishmëri, ndërsa Shtabi pa ndërpre përcjell situatën në terren”, ka thënë Arsiq.

Për mirëmbajtjen e rrugëve në periudhën e dimrit në territorin e komunës së Bujanocit është kompetente kompania nga Presheva “Saba Bellça”, e cila këtë punë të rëndësishme e ka fituar në tender. Rrugët e qytetit në Bujanoc, në të cilët është hedhur kripë, janë të pasturara dhe momentalisht janë pa shtresë të borës.

Pronarët e lokaleve pastrojnë me dorë pjesën e trotoarit pranë hapësirës së tyre biznesore.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues