Arkiva e lajmeve
                   

TË ARDHURAT MESATARE NË MEDVEGJË JANË RRITUR PREJ 20.000 NË 58.000

30. qershor 2015.

Medvegjë – Në komunën e Medvegjës të ardhurat mesatare në neto për muajin maj, kanë arritur në shumë të jashtëzakonshme prej 58.217 dinarë, çka është 2,7 herë më e madhe se të ardhura e muajit të kaluar.

Deri tek lëvizja drastike nuk ka ardhur përshkak të hapjes së vendeve të reja të punës apo përshkak të pagave të punësuarve, por mesataren e kanë ndryshuar pagesat e mbetura për 380 minatorët e minierës “Lece”. Në këtë komunë të ardhurat neto për muajin prill kanë qenë 20.982 dinarë.

Ajo rritje ka ndikuar edhe në rritjen e mesatares në rrethin e Jabllanicës për 3,6 përqind, 34.473 dinarë, 9.491 dinarë më pakë prej mesatares në Serbi.

Në të njejtën kohë, në Leskoc të ardhurat mesatare kanë qenë 34.643 dinarë, çka është 1,7 përqind më pak nga shuma në neto e muajit të kaluar, në Bojnik 32,631, në Vllasotincë 28.725, në Leban 30.787 dhe në Cërna Travë 33.795 dinarë.

Fjala është për të dhënat zyrtare të Entit për Statistika të Republikës së Serbisë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues