Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI ME PËRFAQËSUESIT E MEDVEGJËS DHE GIZ-IT

1. shtator 2017.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsqi, sëbashku me bashkëpuntorët e tij ka mbajtur takim me përfaqësuesit e organizatës gjermane për bashkëpunim teknik – GIZ.

Organizata gjermane për bashkëpunim teknik – GIZ, është organizatë e cila vepron në tërë botën në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm. GIZ-i komunës së Medvegjës u ka ofruar zgjidhje me prespektivë për zhvillim politik, ekonomik, ekologjik dhe social. Theks të veçant është vendosur për punësimin e të rinjëve të gjitha etnive nacionale, ndërsa aktiviteti i parë konkret do të jetë ndarja e pajisjeve të nevojshme bletari për bletarët e rinj nga Medvegja.

Gjithashtu në përgaditje është edhe Plani Rajonal për Punësim për komunën e Medvegjës, Lebanit dhe Bojnikut. Komuna e Medvegjës ka emëruar anëtarët e Grupës Punuese dhe Anëtarët e Këshillit për përpilimin e planit. Aktivitetet në këtë projekt janë në vazhdë, ndërsa në plan është edhe dekualifikimi apo prekualifikimi i njerëzve të rinj, në mënyrë që sa më lehtë të vijnë deri tek puna dhe t`i përgjigjen kërkesave të punëdhënësve.

Burimi: Narodne Novine – Nish, Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues