Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I TETË I KËSHILLIT ADMINISTRATIV TË PROGRESIT NË BELLA PALLANKË

2. mars 2016.

Bella Pallankë – Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes Progresit Europian do të siguroj mjete për 57 projekte, me të cilat do të avansohet konkurenca e vetqeverisjeve lokale në juglindje dhe jugperendim të Serbisë, është vendosur në takimin e Këshillit Administrativ të Progresit Europian i cili është mbajtur në Bella Pallankë.

Drejtuesi i Këshillit Administrativ, Branko Budimir, ndihmës i drejtoreshës së Zyrës për Integrime Europiane ka thënë se Progresi Europian në bashkëpunim me partnerët zhvillimor, Delegacionin e UE-së dhe Qeverinë e Zvicrrës, tenton që t`i përgjigjet nevojave të vetqeverisjeve lokale dhe ka arritur që të siguroj kualitet të ri në realizimin e qëllimit kryesor të programit, i cili është zhvillimi ekonomik dhe social i juglindjes dhe jugperendimit të vendit.

Përkrahja e miratuar nënkupton finansimin e projekteve për zbatimin apo re-çertifikimin e standardeve ndërkombëtare të kualitetit për 22 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, në vlerë prej 78.000 eurove. Me sjelljen e standardeve ndërkombëtare të kualitetit dhe sigurisë së ushqimit, siç janë ISO 9001, HALLALL, HACCP, ISO 22000 dhe të tjerë, krijohet potencial për rritjen e biznesit dhe transportit dhe avansimin e kualitetit të prodhimeve dhe shërbimeve për 34 komuna të përfshira në këtë program.

Gjithashtu, programi do të ofroj përkrahjen në vlerë prej 80.000 eurove për 32 kooperativa dhe shoqëri bujqësore, në mënyrë që të forcohen kualitetet e tyre përmes trajnimeve dhe udhëtimeve studimore në njërën nga vendet anëtare të UE-së, ndërsa grupi më i suksesshëm prodhues do të ketë mundësi që të zhvilloj edhe kandidoj për financimin e projekteve, të cilat do të mundësojnë sjellejn e inovacioneve apo zgjërimin e tregut.

Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës kanë siguruar 44.000 euro për brandimin e katër prodhimeve bujqësore përmes regjistrimit të mbrojtjes së treguesëve gjeografik, në mënyrë të arritjes sa më të madhe të prodhimeve të njohura dhe plasmanit sa më të mirë tregëtar, por edhe promovimit të territoreve nga të cilat vjen ky mallë.

Këshilli Administrativ ka rënë dakord me kriteret për ftesën publike për projektet infrastrukturore për të cilat UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës do të ndaj 1,5 milion euro. Janë miratuar edhe kriteret për finansimin e projekteve të cilat janë të drejtuara në hapjen e vendeve të reja të punës përmes përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe mikro, vetëpunësimin e të rinjëve, partneritetin e projekteve të shoqërive civile dhe vetqeverisjeve lokale, avansimin e barazisë gjinore në nivelin lokal, si dhe realizimin e masave të cilat kontribojnë në inkluzionin social të romëve dhe romeve.

Ana Stankoviq, menaxhere e projektit të Delegacionit të UE-së në Serbi, ka lavdëruar punën dhe angazhimin transparent të Progresit Europian gjatë zgjedhjes, por në emër të Delegacionit ka apeluar në vetqeverisjet lokale që aktivitetet parazgjedhore mos t`i ngadalësojnë realizimin e projekteve të cilat kontribojnë në avansimin e kualitetit të qytetarëve.

Në komunat të cilat janë të përfshira në programin e Progresit Europian bëjnë pjesë edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues