Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I INSPEKTORIT PËR PUNË, DREJTORIT PËR NDËRMARRJE PUBLIKE DHE PËRFAQËSUESIT TË VETQEVERISJEVE LOKALE NË RRETHIT E PÇINJËS

27. shkurt 2015.

Vranjë – Duke hapur takimin, Sllavisha Bullatoviq, kryeshef i rrethit të Pçinjës, ka thënë se zgjidhja e çështjeve të punës në të zezë është e rëndësisë së madhë në rrethin e Pçinjës. Ai në mënyrë të veçantë i’u është referuar mungesës në mbledhje të përfaqësuesëve të qyetetit të Vrajës dhe komunës së Preshevës dhe Bosilegradit. 

Drejtori i Ispektoratit për Punë, Bojan Jociq ka thënë se qëllimi i këtij takimi është të vërtetohet se si me forcat e përbashkëta të të gjitha shërbimeve kompetente dhe vetqeverisjeve lokale mund të qëndrojnë në rrugën e zgjidhjes së problemit të ekonomisë në të zezë, për qëllim të zhdukjes së punës në të zezë.

„Vitin e kaluar inspekcioni i punës ka ndryshuar mënyrën e punës. Përveç asaj që punohet sipas ankesave dhe lutjeve të palëve, zbatohen edhe parimi i rotacionit, ku inspektorët dërgohen në punë dhe kontrolle në rrethet tjera të Serbisë. Kjo ka dhënë efekte të mira dhe këtë do t’a vazhdojmë t’a bëjmë. Jemi munduar që të veprojmë preventivisht dhe t’i tregojmë punëdhënësve për mungesat në punë“, ka thënë Jociq.

Ai ka shtuar se përfaqësuesit e Inspektoratit kanë biseduar rreth parandalimit të punës në të zezë me investitorët më të mëdhenj, siç janë Koridorët e  Serbisë, Rrugët e Serbisë dhe disa kompani të mëdha të ndërtimeve.
 

Dejan Kovaçeviq i cili është ndihmës drejtor ka thënë se Inspektorati nuk planifikon të veproj për të parandaluar, por do t’i dënojë përgjegjësit e shkeljeve.

„Ka filluar ndërtimi i Strategjisë Nacionale për luftën kundër ekonomisë së zezë. Sipas disa vlerësimeve, sot në Serbi ka rreth 350.000 punëtorë në të zezë. Është e nevojshme që disa ispekcione trafike apo lokale të punojnë në koordinim me Ispektoratin e Punës, ashtu që të ndalohet puna në të zezë. Është e nevojshme ndihma e mediave dhe vet qytetarëve të cilët duhet t’i paraqesin këto raste. Kjo do të kontribuojë në regjistrimin e punëtorëve si dhe më shumë të holla në buxhetin e Republikës së Serbisë“, ka thënë Kovaçeviq.

Ispektorati ka paralajmruar se “nuk do të ketë emocione” ndaj punëdhënësve të cilët mbajnë punëtorë në të zezë.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues