Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I DEPUTETËVE POPULLOR DHE PËRFAQËSUESVE TË SHOQËRISË CIVILE – FTESË PËR PJESËMARRJE

14. tetor 2015.

Në kuadër të Javës së Parlamentarizmit, të cilën në Serbi për herë të parë e organizon Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë dhe Iniciativa Parlamenti i Hapur, Grupa parlamentare për parlament të hapur ju fton në takimin me përfaqëuesit e organizatave civile dhe deputetëve popullor – anëtarët e grupeve joformale parlamentare në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, të hënën, më 19 tetor 2015, në ora 12, në Dhomën e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, rr. Krala Milana 14, Salloni i Kaltër.

Qëllimi i grupeve joformale parlamentare të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë është grumbullimi i akterëve kryesor në fushat për të cilat grupet joformale janë të themeluara në mënyrë që të mundësohet komunikimi më kualitativ dhe shkëmbimi i ideve dhe mendimeve mbi të gjitha temat aktuale nga ato fusha.

Me këtë deputetëve popullor i mundësohet edhe ndihma dhe ekspertiza e duhur, në mënyrë që me rastin e miratimit të ligjeve të marrin vendime të bazuara në kualitetin dhe informatat e plota, të cilat pasqyrojnë pikpamje të shumta dhe të ndryshme.

Qëllimi i takimit të përfaqësuesve të sektorit civil dhe deputetëve popullor – anëtarëve të grupeve joformale parlamentare në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë është nisma e dialogut të gjërë të OJQ-ve dhe Parlamentit. Secila organizat do të këtë mundësinë që të paraqes punën e saj dhe të jap propozim/iniciativë konkrete për qëllim të avansimit të bashkëpunimit të sektorit civil dhe Parlamentit. Pas dhënies së propozimeve/iniciativave konkrete, do të mbahet debat mbi mundësitë për konkretizimin e propozimeve të parashtruara.

Kjo është mundësia që të njoftoheni me punën e grupeve joformale parlamentare edhe përmes iniciativave dhe propozimeve konkrete, si dhe shkëmbimit të përvojave, të jepni kontributin e juaj në përmirësimin e bashkëpunimit të OJQ-së dhe Parlamentit.

Ju lutemi që të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj apo të ndonjë përfaqëuesi të organizatës Tuaj më së voni deri të enjten, më 15 tetor 2015, deri në ora 15, në këtë e-mail: bojana.dzulovic@crta.rs ose në numrin e telefonit 063 591 243

Burimi: Qendra Resurs dhe Trupi Koordinues