Arkiva e lajmeve
                   

SWISS PRO: THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE NJËSIVE VETËQEVERISËSE LOKALE NË FORCIMIN E KAPACITETEVE PË AVANCIMIN E ADMINISTRATËS ELEKTRONIKE(AFATI 19.08.2019)

9. korrik 2019.

Programi Swiss PRO ka shpallur  thirrje publike për të mbështetur njësitë e qeverisjes vendore në përmirësimin e administrates elektronike dhe ofrimin e shërbimeve elektronike për të rritur përgjegjshmërinë, transparencën dhe efikasitetin në ofrimin e qasjes më të mirë ndaj shërbimeve dhe të drejtave të qytetarëve.

Qeveria e Zvicrës do të mbështesë deri në 40 qeveri lokale me 350,000 euro, të cilat do të kontribuojnë në e-administratën në nivel lokal duke shërbyer si qytetarët ashtu edhe bizneset.

Të drejtë për të marrë pjesë në  thirrje publike, e cila mbetet e hapur deri më 19 gusht 2019, ka 96 qytete dhe komuna nga rajoni i Serbisë jugore dhe lindore, si dhe Shumadin dhe Serbin perëndimore. Në projekt propozimet e tyre, ata mund të konkurrojnë për sigurimin e pajisjeve të IT dhe softuerëve të licencuar në lartësi prej 7.000 deri në 9.000 euro, si dhe të thekësojnë se për cilin ata kanë nevojë për mbështetje teknike për  të përmirësuar e-administratën.

Në përputhje me kuadrin kombëtar, programi zviceran PRO do t'u sigurojë qeverive lokale mbështetje teknike të përshtatur për nevojat e tyre individuale, në mënyrë që, ndër të tjera, të zhvillojnë ose përmirësojnë proceset dhe procedurat e brendshme, të përmirësojnë zbatimin e procedurës elektronike administrative (eZUP), të zhvillojnë e-shërbime ekzistuese ose të reja, dhe zhvilluan zgjidhje për prezantimet në internet të njësive të vetëqeverisjes lokale.

"Veçanërisht i inkurajojmë qeveritë lokale që të përfshijnë propozime projekte në zhvillimin dhe përmirësimin e e-shërbimëve për anëtarët e pakicave kombëtare, si dhe futjen e teknologjive ndihmëse që do të rriste aksesin e këtyre shërbimeve për njerëzit me aftësi të kufizuara. Kjo është një mundësi për qeveritë lokale që të mundësojnë popullatën të marrë pjesë aktivisht në procesin e vendimmarrjes në komunitetet e tyre nëpërmjet ngritjes së e-pjesëmarrjes dhe e-shërbimeve ", tha Ana Nedeljković Belja, menaxhere kombëtare e programit Swiss PRO.

Me qëllim të njoftimit të JLS me detajet e ftesës publike - duke përfshirë mënyrën e aplikimit dhe pjesëmarrjes, si dhe kriteret për përzgjedhjen e projekteve, programi Swiss PRO do të organizojë seanca informuese në Serbinë jugore në:

  • Nish, e mërkure 17 koorik, Shtatë korikut 2, Hapsira e qytetit të Nishit në ora 12: 30 dhe  
  • Bujanoc, e ejte 18 korrik, Karagjorgje Petroviq 115, Sala e kuvendit komunal  në ora 12:30

Informata shtesë mbi ftesën, kriteriumet dhe zgjedhjen e shfrytëzuesit, mënyrës së konkurimit dhe dokumetet për aplikim mundeni ti gjeni në:  https://swisspro.org.rs/en/ktext/javni-poziv-za-podrsku-jedinicama-lokalne-samouprave-u-jacanju-kapaciteta-za-unapredenje-elektronske-uprave

Burimi: swisspro.org.rs dhe Trupi koordinues