Arkiva e lajmeve
                   

SULM NDAJ PUNËTORËVE TË „ELEKTRODISTRIBUCIONIT“ TË VRANJËS

1. gusht 2014.

Vranjë – Elisa Salihi nga Tërnoci i Madh dje në qendër të këtij fshati fizikisht ka sulmuar ekipin e “Elektrodistribucionit” të Vranjës.

 “Në këtë sulm Salihi me një shufër metalike ka shkaktuar lëndime të lehta dy punjonësve tanë, ndërsa me disa goditje ka dëmtuar edhe automobilin zyrtar “jugo” në të cilin kanë qenë anëtarët e ekipit tonë”, është vertetuar në “Elektrodistribucion”.

Në këtë sulm lëndime kanë marrë banorët Burim dhe Adnan Latifi, ndërsa pa lëndime kanë kaluar Gëzim Hasani nga Tërnoci i Madh dhe Rejan Behluli nga Luçani, sepse kanë arritur që ta larogojnë sulmuesen i zemëruar.

Punëtorët e lënduar janë dërguar në Qendrën Shnëdetësore në Bujanoc ku i’u është dhënë ndihma mjekësore.

Salihi ka qenë i lidhur ilegalisht në rrjetin e rrymës, ndërsa punëtorët kanë pasur urdhër që të çkyqin atë dhe harxhuesit tjerë të “egër”. Sulmuesi ka sulmuar punëtorët me shufër metalike kur ata pas punës së kryer janë ulur në automobilin zyrtarë. Në vend të incidentit diçka më vonë ka arritur edhe patrulla e policisë dhe organet e hetuesisë. Sulmuesi Elisa Salihi ende nuk është arrestuar.

Në “Elektrodistribucionin e Vranjës thonë se gjatë ditës policia pret më shumë detaje për sulmin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë sulmuesit arrogant i cili është kyçur kundërligjshëm në rrjetin elektrik.

“Ky është sulmi kush i cili me radhë ndaj punëtorve tanë në Tërnocin e Madh, ku kemi probleme të mëdha me ata të cilët ilegalisht janë lidhë në rrjet dhe paguesit e parregullt të cilët këtu janë me përqindje më të madhe në Serbi”, thotë Zoran Knezheviq, drejtor i “Elektrodistribucionit”.

Knezheviq thotë se në listën e 20 borxhëlive më të mëdhenj për rrymë në rreth 12 janë nga BL Tërnoci i Madh, mirëpo edhe të mbëlidhet shuma e energjisë elektrike që vjen për këtë fshat, përmbi 50 përqind e vjedhin rrymën.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues