Arkiva e lajmeve
                   

SUBVENSIONE PËR 48 NDËRMARRËSE NGA JUGLINDJA DHE JUGPERENDIMI I SERBISË

20. prill 2016.

Rashkë – Ministresha pa portofol Jandranka Joksimoviq dhe ambasadori i Zvicrrës në Serbi Zhan Daniel Ruh, kanë dorëzuar dje në Rashkë kontratat mbi ndarjen e subvensioneve me shumë prej 368.000 euro për 48 ndërmarrëse nga 22 komuna e juglindjen dhe jugperendim të Serbisë.

Subvensionet në paisje janë siguruar në kuadër të projektit për rimëkëmbje ekonomike të grave të cilën e realizon Progresi Europian, ndërsa e financon UE-ja dhe qeveria e Zvicrrës dhe e Serbisë.

Ministresha pa portfol Jadranka Joksimoviq ka thënë se me rastin e ndarjes së kontratave Qeveria e Serbisë vitin 2016 e ka shpallur “vitin e ndërmarrësisë”, përgjatë së cilës do t`i kushtohet rëndësi ndërmarrësisë së grave.

„Punësimi i grave dhe përfshirja e tyre në tregun e punës është njëri ndër prioritetet e Qeverisë së Serbisë dhe për atë jemi aktiv në projektet të cilat i financon UE-ja dhe Serbia, dhe të cilat kanë qëllim avansimin e pozitës shoqërore dhe ekonomike të grave dhe barazisë gjinore”, tha Joksimoviq.

Ambasadori i Zvicrrës Zhan Daniel Ruh theksoi se vendi tij dhe UE-ja për më shumë se dhjetë dekada punojnë aktivisht në vendosjen e barazisë gjinore në Serbi.

 „Në këtë mënyrë promovojmë ndërmarrësinë e grave, por edhe barazinë gjinore. Ju përfaqësoni modelin e vërtetë për gratë tjera të cilat dëshirojnë që në mënyrë të pavarur të nisin punën, ndërsa Pogresi Europian është këtu që t`iu ofroj ndihmë”, tha Ruh duke iu drejtuar fituesëve të subvensioneve.

„Kur 48 gra hyjnë në rrugën që të hapin ende vende të reja të punës, kjo menjëherë kupton jetën më të mirë për familjet e tyre, ndërsa ndikon pozitivish në ekonominë lokale dhe standardin jetësor të mirë për qytetarët. Më e rëndësishme është ajo që ju jepni shembul gjeneratave të cilat vijnë”, tha Grem Tyndal, udhëheqës i programit të Progresit Europian.

Ndërmarrëset e reja do të nisin biznesin për prodhimin e rrobave, stolive, përpunimin e frutave dhe perimeve apo hapjen e ordinancave stomatologjike.

Progresi Europian do t`i mundësoj përkrahje mentorale dhe ndihmë profesionale në udhëheqjen e punës, ashtu që të sigurohet qëndrueshmëria e biznesit dhe pret që deri në fund të vitit 2017, të kontribuoj në hapjen e më sëpaku 80 vendeve të punës në komunat të përfshira në këtë program, në të cilin hyn edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues