Arkiva e lajmeve
                   

SUBVENSIONE NGA MINISTRIA E BUJQËSISË PËR RRITJEN TË PLANTACIONEVE SHUMËVJEÇARE TË PEMËVE, HARDHIVE DHE KULPURIT

25. prill 2017.

Beograd – Stimuj për rritjen e prodhimeve të pemishteve të cilat përfshijnë përkrahjen për programet të cilat i përkasin:

1. përkrahjes së rritjes së prodhimeve të reja të pemishteve me teknologji moderne të mbjelljes së pemëve, hardhive dhe kulpurit, pa mbështetëse dhe me mbështetëse;

2. përgaditjen e tokës për rritjes e pemishteve të prodhimit.

Të drejtë për stimuj për rritjen e pemishteve të prodhimit kanë:

1. personat fizik – bartësit e amviserive bujqësore komerciale familjare

2. sipërmarrësit

3. personat juridik edhe atë: shoqëria ekonomike, kooperativat bujqësore, organizatat hulumtuese dhe shkencore, shkollat, përdellimet, manastiret dhe kishat.

Hapësira më e madhe për të cilën mund të realizohet stimujt për të gjitha prodhimet e pemtarisë është 10 ha, ndërsa për prodhimet e lashtave të luleshtrydheve 5 ha.

Vlera maksimale e stimujve për një shfrytëzues të stimujve është 3.000.000 dinarë.

Kërkesa dorëzohet deri më 31 gusht të vitit aktual kalendarik, ndërsa për prodhimet e lashtave të luleshtrydhave në pjesën e tretë të vitit aktual kalendarik deri më 30 shtator të vitit aktual kalendarik në këtë adresë: Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor – Drejtoria për  

Informacionet shtesë rreth këtyre subvensiove, si edhe rregulloren dhe kërkesën për stimujm mund ta merrni në http://subvencije.rs/biljna-proizvodnja/subvencije-za-podizanje-visegodisnjih-zasada-voca-vinove-loze-hmelja/ 

Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe Trupi Koordinues