Arkiva e lajmeve
                   

STUDENTËVE NDIHMA E NJËHERSHME – VLERA NË VARËSI PREJ NOTËS MESATARE

15. maj 2017.

Bujanoc – Administrata komunale ka filluar me pagesën e ndihmës së njëhershme financiare për vitin shkollor 2016/2017.

„Edhe këtë vit janë kemi ndarë 10 milionë dinarë për ndihmë të njëhershme për studentat tanë. E dimë që kjo vlerë është simbolike, mirëpo duke marrë parasysh situatën ekonomike në vend, kaq kanë qenë mundësitë tona”, tha Agim Hasani, kryeshef i Repartit për Veprimtari Shoqërore në komunën e Bujanocit.

Këtë ndihmë të njëhershme e kanë fituar 762 studentë, prej gjithsej 800 të paraqiturve në konkurs.

Vlerat individuale kanë qenë të caktuara në konkurs, kështu që studenti me notë mesatare 9 ose 10 merrë 20.000 dinarë, me notë mesatare 8 apo 9 merrë 18.000 dinarë, me mesatare 7-8 nga 15.000 dinarë, ndërsa ata të cilëve nota mesatare 6 dhe 7 nga 13.000 dinarë.

Studentët të cilët studiojnë në Bujanoc, do të marrin nga 8.000 dinarë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues