Arkiva e lajmeve
                   

STUDENTËT E BUJANOCIT I KANË AVANSUAR AFTËSITË E SHRUARJES SË BIOGRAFIVE PËR PUNË

14. qershor 2016.

Bujanoc – Në qendrën zhvillimore të paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, është mbajtur trajnimi për shkrimin biografive të punës dhe letrës motivuese, në të cilën kanë kaluar 13 studentë të viteve të ndryshme të studimit.

Studentëve përmes punës interaktive iu është mundësuar që të arrijnë dituri të reja për shkruarjen e biografive të punës dhe letrës motivuese në mënyrë që më lehtë të gjejnë punë.

Trajnimi është organizuar në kuadër të programit të Iniciativës Qytetare për Forcimin e Kapaciteve, të cilën e ka mbajtur Nermine Aliu Ademi nga zyra lokale e kësaj organizate joqeveritare në Bujanoc.

 Burimi: Iniciativat Qytetare dhe Trupi Koordinues