Arkiva e lajmeve
                   

“STOP DHUNËS MOSHATARE” NË BUJANOC

24. mars 2017.

Bujanoc – Në kuadër të kampanjës “Stop dhunës moshatare”, në sallën sportive “Rinia” në Bujanoc është luajtur ndeshja futbollistike në mes të ekipit “Të kaltërit”, të cilin ekip e përbënin pjesëtarët e stacionit policor në Bujanoc, dhe ekipi i “Brankovci” nga nxënësit, prindërit dhe arsimtarët e shkollës fillore “Branko Radiçeviq”.

Kjo ndeshje është pjesë e bashkëpunimit të stacionit policor në Bujanoc dhe shkollës fillore “Branko Radiçeviq”, në kuadër të cilës për tri vite realizohet projekti “Shkolla pa dhunë”.

„Në këtë mënyrë promovohet qasja që secili problem mund të zgjidhet me anë të rrugëve jo të dhunës dhe tolerancës, me rrespekt dhe respekt të ndërsjelltë”, tha psikologia e shkollës Tatjana Jociq.

Në kuadër të projektit në fillim të prillit, do të organizohen ligjerata për nxënësit e klasës së 6 dhe 7 në temën “Drogat sitentike”.

 „Në këtë mënyrë dëshirojmë që t`i tërheqim vëmendjen nxënësve në rrezikshmërinë e cila është e ekspozuar gjithka”, tha Jociq.

Pas kësaj njëzet nxënës të klasës së tetë do ta vizitojnë stacionin policor në Bujanoc dhe kështu do të njoftohen me kushtet e punës së pjesëtarëve të policisë dhe detyrat dhe kompetencat e tyre.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues