Arkiva e lajmeve
                   

STËRVITJA USHTARAKE „SHTIT 4" NË BAZËN JUG

15. shtator 2014.

Bujanoc – Njësitet e Ushtirsë së Serbisë janë deklaruar për pjesëmarrje në operacionet multinacionale – të çetës së motorizuar të këmbsorisë, të togut të ushtrisë policore dhe togës së mbrojtjes atomiko-biologjiko-kimike, nga 9 deri 12 shtator kanë mbajtur stërvitjen “Shtit – 4” në poligonin Boravac dhe në bazën “Jug” në Bujanoc.

Qëllimi i stërvitjes është kontrolli i nivelit të arritur të aftësive luftarake të njësiteve të deklaruara për pjesëmarrje në operacionet multietnike, në përputhje me Konceptin e aftësive operative.

Grupet e përmendura do të munden në bazë të procedurave të parapara ligjore, të dërgohen në ndonjërin mision nën ombrellën e Unionit Europian ose NATO-s në kuadër të programit të Partneritetit për paqë, misioneve të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të cilave zbatohen procedurat e Aleancës Veri-Atlantike.
 

Në këtë stërvitje të “Shtit – 4” kanë marrë pjesë gjeneral-majori Millosallav Simoviq, zëdhënsi i komandandit të Ushtrisë Tokësore dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajës gjeneral-majori Derb Ashenherst. Gjenerali Simoviq dhe Ashenherst në bazën “Jug” kanë biseduar rreth shkallës të zhvillimit të arritur të atij objekti afër vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë, rreth kapaciteteve të Qendrës për trajnim të njësiteve për operacione multietnike, të cilat gjenden aty. Poashtu morrën pjesë edhe përfaqësuesit ushtarak të huaj të akredituar në Republikën e Serbisë.

Në katër vitet e fundit janë deklaruar njësitet e Ushtrisë së Serbisë – çeta e motorizuar e këmbësorve nga përbërja e Brigadës së Tretë të Ushtrisë Këmbsorike, togës së policisë ushtarake nga përbërja e Batalionit të Tretë të policisë ushtarake dhe togës ABHO nga përbërja e Batalionit të 246 të ABHO, me sukses kanë zotëruar dy evalvuime nacionale dhe një evalvuim nga ana e grupit të NATO-s.

Në stërvitje është përdorur armatim bashkëkohor dhe paisjet e njësitit të Ushtrisë së Serbisë, ndërsa është treguar edhe shkallë trajnuese për kryerjen e detyrave në operacionet ushtarake me theks të bashkëpunimit me Kryqin e Kuq, të sigurimit të konvojeve, formimin e pikave kontrolluese, masave kontrolluese dhe në zbatimin e operacioneve sulmuese. 

Burimi: Jugpres, 24 Orë, Radio Beograd 1, RTS 1 dhe Trupi Koordinues