Arkiva e lajmeve
                   

STEFANOVIQ: JANË DUKE U SHQYRTUAR RRETHANAT, PRES NGRITJEN E AKTAKUZËS

14. tetor 2015.

Beograd – Ministri për Punë të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë në Vrajë, punon në verifikimin e të gjitha rrethanave në lidhje me brohoritjen e shqiptarëve në Bujanoc, pas kualifikimit të reprezentacionit të Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit, si dhe në gjetjen e fajtorëve.

 “Pres që aktakuza sëshpejti të përpilohet, ndërsa ky rast punohet në mënyrë të detajuar dhe rrënjësore”, ka thënë Stefanoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për brohoritjen “Mbyte, therre, që serbi të mos egzistoj”, me çka shqiptarët të dielen në mbrëmje nëpër rrugët e Bujanocit kanë festuar kualifikimin e kombëtares së Shqipërisë në Kampinonatin Europian të futbollit.

„Nuk dojmë që të bëjm asnjë gabim i cili do të mundet të karakterizohet si diçka që do t`i bëj dëm Republikës së Serbisë, por se ky proces të përfundohet dhe se sa më shumë fakte të ket, ashtu që kur të ngrejm paditë, të dihet se për çka i kemi bërë ato“, tha Stefanoviq.

Ai tha se nuk dëshiron që të kualifikoj atë vepër dhe se pret që prokurori ta kualifikoj si nxitje të urretjes racore dhe fetare.

Burimi: Tanjug, RTS dhe Trupi Koordinues