Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQI: PARANDALUAR ILEGALISHT 6.000 TEKSTE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE

9. nëntor 2013.

Rreth konfiskimit të teksteve shkollore në fshatin Raincë të komunës Preshevës, duke pasuar parasysh transmetimin e këtij lajmit nga disa media, Trupi koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë njofton në vijim:   

„Qartë në pjesën që është tentim i manipulimit edhe transmetimi i këtij lajmi që të trazoj publikun dhe të arsyetojn sjelljen e paligjëshme dhe procedurat“, ka thënë Zoran Stankoviqi, kryetarë i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. „E vërtetë është“, tregoji Stnakoviqi, „që dikush ka provuar të bëj kontrabandë me më shumë se 6.000 tekste shkollore në gjuhën shqipe dhe të i'a ndajë fëmive prej klasës parë deri në klasën e katërt të shkollës fillore dhe e vërteta është që librat janë marrë sepse është shkel ligji, kure nuk ka pasur asnje dokument përcjellës. 

 „Organet e autorizuar të shetit kanë bërë punën e tyre në përputhje me ligjin dhe nuk kanë „torturuar“ siq kanë transmetuar disa media. E vërtet është që pjestarët e policisë dhe inspektorët e krimeve ekonomike nga Vranja dhe Presheva kanë kryer hetimet me urdhërin e zëvendës prokurorit publik, i cili ka nisur hetimet lidhur me hyrjen e paligjëshme të librave. Në vendin e ngjarjes është vërtetur që në përcjellje të librave nuk pasur anjë dokument përcjellës dhe se nuk ekzistojnë emrat se kush i ka sjell këto libra. Poashtu, inspektorët e policisë në asnjë mënyrë nuk janë marrur me përmbajtjen e teksteve shkollore”, ka thënë Stankoviqi. 

Aj ka sqaruar se ekziston procedura ligjore e cila ua lejon në bazë të propozimit të Këshillit nacional Shqiptarë, pasë verifikimit dhe miratimit nga Ministria e arsimit, ligjërisht të importojnë dhe të përdorin tekstett shkollore në gjuhën e pakicave. Kështu thotë Stankoviqi, deri tani Ministria e arsimit për filloristët në Preshvë, Bujanoc dhe Medvegjë i ka miratuar 88 tekste shkollore dhe fletore pune në gjuhën shqipe.

 „Për ngjarjen në fshatin Raincë dhe marrjen e teksteve i kemi njoftuar OSBE dhe bashkësinë ndërkombëtare. Shumë herë kamë thënë, po themë prap, Kushtetutn dhe ligjin të kësaj toke dhe konventat ndërkombëtare për pakicat nacionale duhet patjetër të rrespektohet dhe të njejtat janë për gjith qytetarët e Sërbisë, po ashtu edhe për pjestarët e pakicave Shqiptare“, ka deklaruar kryetari i Trupit koordinues.