Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: VIZITA E RAMËS NË PRESHEVË PA PROBLEME TË MËDHA

10. nëntor 2014.

Preshevë – Kryetari i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Zoran Stankoviq, ka thënë për RTS-in, se pret që vizita e kryeministrit shqiptar në Preshevë, pa marrë parasysh në sjelljen jodiplomatike në Beograd, do të kaloj në mënyrën më të mirë dhe do të kontribuojë në zhvillimin e mirë të mardhënieve në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Vizita e kryeministrit shqiptar në Serbi, do të vazhdohet të martën kur Edi Rama do të qëndroj në Preshevë. Duke qenë mysafir në RTS, kryetari i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë ka thënë se pret që Rama të thotë atë që e tha ministri i vet i rinisë dhe sportit kur ishte në vizitë në Preshevë – që Presheva është pjesë e Serbisë, që qytetarët të cilët jetojnë në territorin e komunave Preshevë dhe Bujanoc janë banorë të Republikës së Serbisë. Stankoviqi pret që vizita e Ramës në Preshevë, pa marrë parasysh në sjelljen e jo dëshiruar diplomatike në Beograd, do të kalojë në mënyrën më të mirë dhe të kontribuojë në zhvillimin e mardhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.

„Në kuadër të bisedës dhe marveshjes në mes dy kabinetave të kryeministrave, sigurisht që dikush do të jetë në Preshevë, ndërsa në këtë moment është e pa rëndësishme se kush do të jetë“, tha Stankoviq.

Mendoj se situata duhet të qetësohet, mirëpo siç thuhet kurr njeriu nuk mund të mos përjashtoj që të mos bëhet ndonjë ekses. 

„Mirëpo në çdo rast mendoj që vizita e Edi Ramës do të kaloj pa ndonjë problem të madh“, tha kryetari i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë.

Stankoviq tha se nuk është e vërtet se në Preshevë është festuar pas ftesës së Ramës që Serbia të njohë pavarsinë e Kosovës, siç është kemi mundur të lexojmë në rrjetet sociale.

„Ne në atë kohë ishin në vizitë në Preshevë, në një familje shqiptare me ministrin Vulin, kemi kaluar nëpër rrugët e qyetit, gjendja ka qenë normale, nuk ka pasur asnjë eufori, ose ndonjë ekses“, tha Stankoviq.

Duke folur rreth aktiviteteve të Trupit Koordinues për jug të Serbisë, Stankoviq ka theksuar se gjatë këtij muaji janë ndarë mjete të pakthyeshme ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe subvensione në vlerë prej gjysme milioni.

„Në të njejtën kohë kemi ndarë 307 bursa për nxënësit e shkollave të mesme, tw cilwt nxwnws do t`i marrin nga 6.000 dinarë nw muaj, ndërsa thekson se ka pasur më shumë se 700 kërkesa“, thotë Stankoviq.

Sipas fjalëve të tij, Ministria e Shëndetësisë duhet nga ana e vet të ndajë numër të caktuar të bursave.

„Pra, këto janë vetëm dy aktivitet të cilat kanë ndodhur. Presim që të filloj ndërtimi i objektit të paraleles së Fakultetit Ekonomik, për arsye se janë siguruar një milon e gjysmë mjete. Ka shumë gjëra të tilla të cilat janë bërë në atë territor. Shpresojmë se edhe periudhën e ardhëshme  do të kemi këso rezultate“, përfundoi Stankoviq.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues