Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ URON NXËNËSIT E KLASAVE TË PARA PËR FILLIMIN E SHKOLLIMIT

1. shtator 2016.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues, ka uruar nxnësit e klasave të para për fillimin e shkollimit, duke iu uruar sukses në arritjen e arsimimit.

„Para së gjithash uroj që të jeni nxwnës të mirë, që me zell t`i kryeni detyrat tuaja dhe të krijoni shoqëri, si dhe se ndokush në mesin tuaj të arrij qëllimet më të larta në arsimim“, ka thënë Stankoviq.

Stankoviq, në emër të Trupit Koordinues dhe në emër tij, ka uruar edhe nxënësve të klasave të larta në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për fillimin e vitit shkollor .

Ai ka rikujtuar se deri më tani ka qenë praktikë që nxënësit e klasave të para, pwr çdo 1 shtator të marrin falas artikujt shkollor dhe çantat nga Trupi Koordinues.

„Trupi Koordinues këtë vit, për arsye të natyrës administrativo-teknike, nuk ka arritur të siguroj artikujt shkollor dhe çantat. Në periudhën e ardhshme do të gjejmë zëvendësimin adekuat në mënyrë që t`i ndihmojmë prindërit dhe në mënyrë të thjeshtë t`ia lehtësojmë harxhimet rreth përgaditjes së nxënësve për të filluar vitin shkollor“, ka deklaruar kryetari i Trupit Koordinues.