Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: TË HAPEN FABRIKAT, TË ZVOGËLOHET PAPUNËSIA DHE KËSHTU TË SIGUROHET RIMËKËMBJA DHE QËNDRIMI I BANORËVE TW JUGUT TW SERBISË

5. shtator 2017.

Bujanoc Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisw sw Republikws sw Serbisw për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me rastin e vizitës sw shkollave në Levosojë dhe Nasalcë, duke bërë shpërndarjen e çantave dhe artikujve shkollor, ka thënë se problem kryesor është zvogëlimi i konsiderueshëm i numrit të nxënësve për dallim nga vitet e kaluara. Këto të dhëna japin urdhër shtetit që me seriozitetin më të lartë t`i qasen këtij problemi.

“Kemi problem edhe me emigrimin, përkatësisht me zhvendosjen e banorëve nga këto hapësira, apo natalitetin e vogël i cili është shkaktar i gjendjes së dobët materiale të prindërve”, tha Stankoviq.

Stankoviq tha se Trupi Koordinues që disa vite ka kërkuar që në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të hapet sëpaku nga një fabrikë, e cila do të punësoj numër të madh të të papunësuarve. Me këtë do të sigurohet qëndrimi i banorëve në këto hapësira, por edhe jeta e përbashkët. Kjo do të ishte garanca që shteti mendon për këto tri komuna, tha Stankoviq. 

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues