Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: SITUATA STABILE DHE PA INDICJE QË TË NDRYSHOHET

8. maj 2017.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka deklaruar se situata në jugun e Serbisë është stabile, dhe se nuk ka konflikte ndëretnike dhe as indicje që të vijë deri tek përkeqësimi i situatës së sigurisë.

„Sa i përket sjelljes së numrit të caktuar të disa njerëzve, ajo nuk është nga dje, kjo sjellje është regjistruar edhe para dhjetë dhe më shumë viteve më herët”, thekson Stankoviq për Tanjugun.

Ai është i bindur se kur është fjala rreth jugut të Serbisë me këto deklarata “të tipit nxitës” për qëllime politike ditore nuk duhet t`i jepen rëndësi të madhe “duke marrë parasysh në peshën e vogël specifike të atyrëve të cilët i deklarojnë”.

Ai shtoi se përveç që kanë vetëm një qëllim që sa më shumë të mbeten në pushtet, me propagandë të një ideje, idesë së “Shqipërisë së Madhe”, e cila është e parealizushme. 

„Jo vetëm për atë se ne ashtu thojmë, por për atë se bashkësia ndërkombëtare shumë qartë iu ka thënë në Tiranë, Prishtinë, Beograd, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë se nuk ka bashkim të territoreve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të mëdha si idetë e ndryshme grupacioneve nacionale, të njerëzve të nacionaliteteve të ndryshme, të cilëve iu është e vetmja mënyrë që të mbeten në skenën politike”, tha Stankoviq.

„Nuk ka shkëmbim të territoreve”, thekson ai duke shtuar se ai konsideron atë se çka kanë thënë të gjithë faktorët ndërkombëtar.

„Kam biseduar me të gjithë ambasadorët e vendeve kryesore, me ambasadorin e OSBE-së dhe thjeshtë nuk ka asnjë shenjë për çfardo rishikime të territoreve, as shkëmbim territoresh dhe krijim të shteteve të mëdha, “Shqipërisë së Madhe” dhe diçka të tillë”, theksoi Stankoviq.

Stankoviq thekson se orientim kryesor i Trupit Koordinues është që në këso situata të vështira ekonomike, përmes përpjekjeve të përbashkëta me të gjithë të cilët jetojnë në këto hapësira, të krijohen kushtet ekonomike që një numër i madh i njerëzve të punësohen, që nga ajo punë e tyre të jetojnë, që t`ia bëjnë vetes një jetë të mirë dhe t`ia bëjnë të gjitha ato kënaqësi jetësore të cilat iu janë të nevojshme, atyrëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

„Ky është një yll udhëzues i cili duhet të na drejtojë në ndonjë punë të ardhshme, siç na ka drejtuar deri më tani”, tha Stankoviq.

Ai theksoi se nëse përcillen mediat është e qartë që egziston një numër i madh i kryerësve “që tri vite dhe më shumë, paralajmrojnë luftën dhe konfliktet ndëretnike në këto hapësira” dhe porositi:

„Mund të them me përgjegjësi, që nuk presim asnjë lloj tensioni, asnjë shenjë që mund të vije der tek përkeqësimi, situata e sigurisë, pa marrë parasysh në atë se çka momentalisht kemi dhe në ndonjë periudhë të ardhshme në Maqedoni ndonjë tension lidhur me zgjedhjet dhe rezultatet e zgjedhjeve”.

Sipas të gjitha informatave të cilat i kam, vazhdoi Stankoviq, njerëzit mund të qëndrojnë pa brenga dhe të mos ngarkohen me frikën e trilluar, konfliktet luftarake të trilluara “sepse në këto hapësira rreth luftës nuk vendosim ne dhe as vendet e vogla, por vendosin disa shumë më të mëdhenj të cilët në periudhën e kaluar na kanë treguar se si e bëjnë atë”.

Stankoviq si shembull të bashkëpunimit dhe punës në përmirësimin e situatës ekonomike, sociale dhe të përgjithshme ftoi në bisedën e mëhershme me kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinani, duke theksuar se ajo edhe nga Trupi Koordinues ka kërkuar ndihmë në mënyrë që të realizoj dhjetra takime në Qeverinë e Serbisë, në ministri të ndryshme, për qëllim të zgjidhjes së problemeve të cilat e preokopojnë komunën e Preshevës.

„Kjo është një shenjë e mirë që rrespekton legjimitetin e organit dhe Qeverisë së Serbisë, që pranon suverenitetin e vendit tonë dhe që sëbashku me Qeverinë e Serbisë zgjidhë problemet ditore të banorëve të komunës së Preshevës”, tha Stankoviq.

Ai shtoi se në të gjitha bisedimet ka përfunduar edhe atë të cilën të gjithë e kërkojnë – që të sigurohen më shumë vende të punës.

„Kështu do të punësojmë njerëz, ndërsa të punësuarit kanë vetëm një qëllim, dhe ai është që vetes dhe familjes t`ia sigurojnë egzistencën dhe gjithçka tjetër. Këto janë bisedimet dominante të cilat kanë qenë dhe të cilat përshkojnë gjithë këto ditë deri sa jemi këtu dhe në bisedime me njerëzit të cilët udhëheqin vetqeverisjen lokale”, tha Stankoviq.

Ai theksoi se pak ditë më parë në bisedime me vetqeverisjen lokale është thënë se numër i madh i objekteve të cilët mund të shërbejnë që të “aktivizohen” potencialet egzistuese dhe të sigurohen vendet e punës, ndërsa gjithashtu edhe me përmbajtjet përcjellse, siç është përmirësimi i kushteve për shkollim të nxënësve në shkolla dhe në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Sipas fjalëve të tij, me zhvillimin e ekonomisë në plan të parë janë të gjitha ata problemet jetësore, ndërsa në plan të dytë janë ato supozime dhe të gjitha ata “paralajmrimet buçitëse” të cilat na çojnë vetëm në destruksion dhe të cilat askush nuk i dëshiron, me çka jemi dëshmitar të këtyre ditëve.

Stankoviq ka komentuar edhe qëllimin e pushtetit në Preshevë që të tërheq mirënjohjen e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, e cila iu është dhënë kur është ndërtuar materniteti dhe rrugët nga qytetarët e Serbisë dhe ka thënë se ka qenë i pranishëm kur kjo mirënjohje iu është dorëzuar.

„Kryeministri mirënjohjen nuk e ka kërkuar, por atë e ka marrë nga vet shqiptaërt lokal, sepse ka qenë i pari kryetar i Qeverisë që ka vizituar komunën e Preshevës dhe i cili është interesuar për përmirësimin e jetës dhe punës në këtë komunë dhe për këtë qëllim iu është dhënë kjo mirënjohje”, sqaroi Stankoviq.

Siç theksoi ai, nuk sheh arsye dhe as kuptim për t`i dhënë rëndësi dikujt i cili dëshiron që këtë mirënjohje ta tërheq.

Vë në dukje se ky është edhe një shembull i sjelljes, në veçanti për ata të cilët në jetë nuk kanë arritur asgjë, përveç se kanë bërë me gisht në dikë tjetër, ndërsa veten e kanë konsideruar të pagabueshëm dhe të denjë për të gjitha punët të cilat i kryejnë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues