Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: SHQIPTARËT NGA JUGU I SERBISË QENDRORE NUK JANË TEMË E BISEDIMEVE NË BRUKSEL

16. korrik 2018.

Beograd – „Shqiptarët nga jugu i Serbisë qendrore nuk janë temë e bisedimeve në Bruksel dhe miratimi i tyre i „Deklaratës politike“ me të cilën kërkojnë që të jenë të përfshirë në dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës më shumë i takon natyrës politike përshkak të zgjedhjeve të ardhshme për Këshillinin Nacional të Shqiptarëve“, deklaroi Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

"Bashkësia ndërkombëtar tha qartë dhe zëshëm - komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në asnjë moment nuk janë aspak temë për diskutim në Bruksel dhe kjo është iu thënë në mënyrë të qartë. Prandaj, nuk e kuptoj se çfarë është ai reciprocitet, kush e kërkon atë dhe pse po kërkon ", tha Stankoviq.

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar i tri komunave të jugut të Serbisë qendrore ka miratuar të shtunën “Deklaratën politike”, me të cilën kërkohet nga instucionet e përkohshme kosovare dhe pushtetit në Beograd që në dialogun mbi normalizimin e mardhënieve të përfshihet siç thonë edhe statusi politik i shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, territory në të cilin ata jetojnë.

Stankoviq thotë se kjo deklaratë paraqet vazhdimin e sjelljes së deklaratave të tyre dhe ka rikujtuar se e para është sjellur në v. 2006, pastaj në v. 2013 dhe tani në vitin 2018.

„Në këtë deklaratë ka sende që do të analizohen, por ka edhe shumë gjëra të papranueshme të cilat bazohen në vlerësimin e përgjithshëm të cilat nuk përmbajnë të vërteteën“.

Siç ka thënë Stankoviq, kjo deklaratë ndoshta dikujt i shërben për aktivitetet parazgjedhore, sepse zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar janë më 4 nëntor, por shërben edhe për disa poena tjerë politik.

„Por, nuk na përket që rreth asaj të deklarohemi, duke marrë parasysh rolin e Trupit Koordinues“, tha Stankoviq.

Burimi: Tanjug, Politika dhe Trupi Koordinues