Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: SERBIA ËSHTË SJELLË NË MËNYRË TË PËRGJEGJSHME

19. nëntor 2014.

„Për Serbinë ka qenë shumë e rëndësishme që është sjellë seriozisht dhe me përgjegjësi“, tha Stankoviq për vizitën e Edi Ramës në Beograd. Theksoi se shqiptarët të cilët jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë qytetarë të Serbisë dhe problemet e tyre duhen të zgjidhen me organet e Serbisë.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka thënë në emisionin “Tallasanje” të Radio Beogradit 1, që me vizitën e Edi Ramës në Serbi sëmundjet e fëmijëve i kemi kaluar në mardhëniet mes dy vendeve.

„Për Serbinë ka qenë shumë e rëndësishme që është sjellë seriozisht dhe me përgjegjësi“, tha Stankoviq.

Kjo ka qenë dëshira reale që të arrihet deri te një bashkëpunim korrekt në mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Stankoviq ka theksuar se shqiptarët të cilët jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë qytetarë të Serbisë dhe problemet e tyre duhen të zgjidhen me organet e Serbisë dhe përmes shtatë pikëshit.

„Të gjithë ata njerëz të cilët udhëheqin vetqeverisjen lokale duhen të sillen në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë, ashtu edhe Junuz Musliu, si kryetar i Kuvendit të komunës së Bujanocit, duhet të zgjidhet sipas gjitha ligjeve të Republikës së Serbisë“, tha Stankoviq.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues