Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: REGJISTRIMI I RI NË JUG VITIN E ARDHËSHËM

9. dhjetor 2013.

Realisht është që regjistrimi i ri në komunat Preshev, Bujanoc dhe Medvegjë të jetë vitin e ardhëshëm, ka thënë kryetari i Trupit koordinues për tri komunat Zoran Stankoviq. Përshkak që në buxhet vitin e ardhëshëm nuk janë paraparë mjete për regjistrim, paratë do të kërkohen në vend tjetër, ka deklaruar Stankoviq.

Kryetari i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë që realishtë është që regjistrimi i ri i popullsisë në ato komuna të bëhet vitin e ardhëshëm.

 “Plani është të bëhet regjistrimi me kritere ndërkombëtare. Të zgjidhen problemet në bazë të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare, që regjistrimi të filloj me marveshje për Shqiptarët lokal dhe me prezencën e bashkësisë ndërkombëtare si dëshmitarë”, ka thënë Stankoviqi në Ditarin e RTS-it

Është treguar që vetëqeverisjet lokale këtë vitë kanë marrë shuma të plota të mjeteve të cilat janë të parapara për vitin e ardhëshëm dhe të planifikuara mjetet adekuate, me këtë që Shqiptarët nuk janë pru në pozit varësie.

Stankoviqi ka thënë që janë paraparë rritja e mjeteve për vetëqeverisjet lokale në shumë prej dhjetë përqindë.

 “Në vazhdimsi 12 vite Trupi koordinues i ka drejtuar 70 milion euro për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën si dhe bashkësia ndërkombëtare i ka siguruar mjete shtesë”, ka rikujtuar Stankoviq

Ka theksuar që në këtë periudhë vetëqeverisjet lokale punojn normal dhe që nuk ka problem në punën e vetëadministrimit. Stankoviq ka thënë që personat e thjeshtë vuajnë, përshkak që nuk merremi me pyetjet ekonomike por me ato politike.

Duke folur për rrjetën e re të gjykatave, për çka Shqiptarët nga jugu i Sërbisë janë të paknaqur, Stankoviq ka thënë që ato problem zgjidhen edhe pa regjistrimin e ri. Si ka thënë, vetëqeverisjet lokale i kanë marrë të gjitha mjetet që kanë qenë të definuara në buxhet.

Kur është fjala për ndërprerjen e bisedimeve Shqiptarët nga jugu i Sërbisë me përfaqsusit e Qeverisë Republikës së Sërbisë, Stankoviqi ka thënë që pret që ato shumë shpejt të vazhdojnë. Ka deklaruar që në bisedime marrin pjesë 13 ministria me shumë përgjegjësi për njerzë. Si shembull e ka përmendur delagacionin e Ministrisë së shëndetsisë të cilën e ka udhëhequr mistrja Sllavica Gjukiq Dejanoviq. 

 “Bisedat kanë për qëllim zbatimin e gjith asaj që 12 vite janë marrë veshë me shtetin si dhe që këto tri komuna të funksionojnë si tjerat komuna”, ka thënë Stankoviq.

Ka spjeguar se bisedat nuk udhëheqen me Trupin koordinues por me Qeverinë e Republikës së Sërbisë dhe që Shqiptarët bisedat i kanë pasur me kryeministrin Daqiqin dhe Aleksadër Vuçiqin  ka qenë në kërkes e tyre.

Stankoviqi ka përmendur që është marrë vesh që në çdo tre muaj të bëjnë analizën se kush çka ka realizuar nga marveshja.

Burim: RTS1 dhe Trupi koordinues