Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: RAPORT I POSAÇËM MBI PËRDORIMIN ZYRTAR TË GJUHËS DHE SHKRIMIT SHQIP TË MBROJTËSIT TË QYTETARIT, NJË DOKUMENT SHUMË I RËNDËSISHËM

23. mars 2018.

Bujanoc – Në amfiteatër të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, është prezantuar Raport i posaçëm i Mbrojtësit të Qytetarëve mbi përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Në prezantimin hyrës të këtij takimi, të pranishmëve iu është drejtuar Mbrojtësi i Qytetarëve të Republikës së Serbisë, Zoran Pashalliq, shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Andrea Orizio, kryetar i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryetari i Trupit Koordinues ka përshëndetur iniciativën për përpilimin e Raportit të posaçëm mbi përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe theksoi se raporti është instrument konkret dhe i suksseshëm për vetqeverisjet lokale, organet shtetërore dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.

„Duke iu faleminderuar Mbrojtësit të Qytetarëve gjë që raporti prezanton në Bujanoc, si edhe Misioni i OSBE-së në ndërmjetësimin e përpilimit të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm. Trupi Koordinues plotësisht rrespekton dispozitat kushtetuese dhe ligjore të cilat i përkasin përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip. Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij dokumenti, Trupi Koordinues ka financuar përkthimin e disa ligjeve të rëndësishme në gjuhën shqipe, ashtu që pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare do të mund të informohen mbi drejtat dhe detyrimet e tyre“, tha Stankoviq.

Ai theksoi se Trupi Koordinues nga Mbrojtësi i Qytetarëve ka marrë katër rekomandime, ndërsa e dyta në mesin e tyre i përket aktiviteteve të cilat do të jenë në të ardhmen dhe në të cilat Këshilli Kombëtar Shqiptar do të jetë i përfishirë në mënyrë aktive.

 „Rekomandimi i dytë i përket përpilimit të një lloj katalogut me emra dhe mbiemra shqiptar, i cili do të ishte ndihmë për ofiqarët gjatë regjistrimit në librat amëz i të lindurve. Në këta aspekt, Trupi Koordinues në koordimin me Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale, ndërsa në përkrahje të Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe përmes ndërmjetësimit të Misionit të OSBE-së në Serbi, të ketë qasje në përpilimin e katalogut në një afat real kohor“, përfundoi Stankoviq.

Burimi: Trupi Koordinues