Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: NË VAZHDË ËSHTË FLUKSI I DYTË I REFUGJATËVE, SERBISË IU ËSHTË E NEVOJSHME NDIHMA

16. shtator 2015.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, thotë se pas fluksit të parë të refugjatëve, i cili kryesisht është përbërë nga gjinia mashkullore, në vazhdë është faza e dytë e cila karakterizohet me numrin e madh të grave, fëmijëve, shtatëzanave dhe të moshuarve. Stankoviq apelon se Serbisë iu është e nevojshme ndihma, sepse siç thotëa ai pret fluksin prej një milion refugjatëve.

Duke qenë mysafir në emisionin “Tallasanje“ të Radio Beogradit, Stankoviq ka thënë se situata e tillë e ndryshon organizimin e punës, sepse tani është i nevojshëm numri më i madh i ekipeve mjekësore.

„Atyre njerëzve, nga Presheva deri në Kanjizhë, iu është i nevojshëm mjeku, iu është e nevojshme që t`ia mundësojmë regjistrimin dhe pastrimin, t`i sigurojmë ushqim dhe veshje“, ka thënë Stankoviq.

Ai tha se është organizuar edhe numër i madh i njerëzve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komesariatit për Refugjatë, Kryqit të Kuq dhe vetqeverisjeve lokale.

 „Nga ana tjetër, për shkak të numrit të madh të njerëzve të cilët vijnë nga mjediset të përfshira nga lufta, egziston edhe rreziku i sigurisë, mirëpo për fat të mirë deri më tani nuk ka pasur problem, sepse shërbimet kompetente japin të gjitha përpjekjet që deri tek ajo mos të vij“, thekson Stankoviq.

Sipas fjalëve të Zoran Stankoviqit, aty është edhe i qasur numri i madh i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare. Kryetari i Trupit Koordinues thotë se me ata është në kontakt të vazhdueshëm dhe pyet se përse  vendet të cilat e kanë obligim që t’i pranojn dhe ndihmojnë emigrantët atë nuk e bëjn.

Stankoviq ka apeluar se Serbisë iu është e nevojshme ndihma, sepse siç deklaron ai, pritet një fuks prej një milion refugjatëve.

„A është bashkësia ndërkombëtare ajo e cila mund ta ndaloj luftën në Siri? Unë personalisht mendoj se ata mund ta ndalojnë. Në të kundërtën ne do të jemi të detyruar që të jemi humanitar në momentin kur vendi jonë është në situatën e rëndë materiale“, ka shtuar Stankoviq.

I pyetur rreth zgjedhjeve të mbajtura në Medvegjë dhe rënies së sistemit, Stankoviq tha se është më e rëndësishme që të gjithë kanë arritur në kohë të votojnë, ndërsa është e pa rëndësishme se përse dhe si ka rënë sistemi.

Përndryshe, përshkak të bojkotit të regjistrimit të banorëve në vitin 2011, nuk egziston e dhënë tjetër për numrin e banorëve, përveç vlerësimit të cilin e kanë përpiluar ekspertët ndërkombëtar. Sa i përket regjistrimit të posaçëm, ai theksoi se nuk do të ket, sepse për ate do të duhet të sillet ligj i ri.

Kur bëhet fjalë për formimin e Bashkësisë së komunave shqiptare, Stankoviq ka përsëritur se problemi mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe asesi në tjetër mënyrë.

“Edhepse është insistuar në krijimin e Bashkësisë së komunave shqiptare, atyrëve edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare i kanë thënë se deri më tani në asnjë bisedim në Bruksel nuk është bërë fjalë për shqiptarët nga Presheva”, ka thënë Stankoviq.

“Ata edhe më tutje insistojnë dhe thirren në Marrëveshjen e Konçulit, të cilin shteti Serbisë nuk e ka nënshkruar, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama, ka thënë se duhet t’i kenë të drejtat e veta, mirëpo problemet e tyre duhet të zgjidhin mbrenda shtetit të Serbisë”, ka përfunduar kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues