Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ NË MEDVEGJË: NDIHMA E SHTETIT PËR INFRASTRUKTURË

20. mars 2015.

Medvegjë/Banjë e Sijarinës - Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka paralajmruar ndihmën e shtetit për zgjidhen e problemit të infrastrukturës dhe problemit ekonomik në teritorin e Banjës së Sijarinës.

„Kjo është e nevojshme në mënyrë që të parandalohet shpërngulja e banorëve dhe nw revitalizimin e kapaciteteve të Banjës së Sijarinës“, ka thënë Stankoviq pas vizitës së Banjës së Sijarinws dhe komunës së Medvegjës.

 „Jemi dakorduar që vetqeverisja lokale të krijoj planin dhe programin dhe t’i konfirmoj prioritetet të cilat duhen që të zgjidhen në një afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë, ndërsa jemi dakorduar edhe për dinamikën e realizimit të këtyrëve aktiviteteve“, ka deklaruar Stankoviq.

Ai shpreson që „shteti do të arrij që t’i ndihmoj kësaj pjese, ashtu që banorët e saj të qëndrojnë në ato hapësira dhe t’i sigurohen kushtet jetike dhe të punës të cilat janë denja për njëriun“.

Stankoviq ka thënë se qëllim kryesor i kësaj vizite ka qenë vështrimi i gjendjes në komunën e Medvegjës, për arsye se „asnjë ndërmarrje shoqërore nuk punon dhe se në dhjetë vitet e fundit rreht 52 përqind e banorëve janë shpërngulur. Kemi vizituar Banjën e Sijarinës në mënyrë që t’i shohim se cilat mundësi i ka, duke marrë parasysh se kjo banjë i posedon kapacitete dhe 18 burime të ujit mineral kurues“, ka thënë Stankoviq.

Ai ka theksuar se synimi i shtetit është që sëbashku me vetqeverisjen lokale të Medvegjës dhe njërzit e Banjës së Sijarinës që më shumë të bëhet aktivizimi i atyrëve potencialeve të rëndësishme.

„Fakti është se nga ky territor kemi migrim të madh të popullësisë, kështu që në Banjë të Sijarinës nuk ka asnjë fëmijë, ndërsa në shkollë shkojnë 15 nxënës nga zonat përreth“, ka thënë Stankoviq.

Sipas tij, përfaqësuesit e Banjës së Sijarinës i’a kanë paraqitur problemet e veta, nga ato infrastrukturore deri tek ato që kanë të bëjn me rrëshqitjet të cilat vitin e kaluar kanë rrënuar një pjesë të Banjës Romake.

Stankoviq ka thënë se është theksuar edhe nevoja e zgjidhjes së problemit të objekteve të shumta të lëshuara nga firmat të cilat janë në falimentim.

Ai ka deklaruar se është biseduar edhe rreth asaj se çka mund të bëj shteti për të ndihmuar qëndrimin në këto hapësira.

Burimi: Tanjug, RTV dhe Trupi Koordinues