Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: GJITHMNONË JEMI TË HAPUR PËR BISEDIME

12. nëntor 2014.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka shprehur gadishmërinë për vazhdimin e bisedimeve për përmirësimin e kushteve jetësore dhe të punës, në atë territor të cilat rreth para një viti janë ndërprerë me vendimin e liderëve lokal politik shqiptarë.

Stankoviq duke komentuar qëndrimin e kryeministrit shqiptar Edi Ramës, që Shqipëria „mbështet dhe forcon“ dialogun e shqiptarëve nga ky rajon me Qeverinë e Serbisë për zgjidhjen e problemeve jetësore, para së gjithash në fushën e infrastrukturës dhe arsimimit“, ka theksuar se Trupi Koordinues dhe Qeverisa „janë gjithmonë të hapur për këto bisedime“, duke rrespektuar Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.

„Nuk kam pritur që Rama do të shpreh mbështetje të plotë bisedimeve në mes përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe liderëve shqiptarë për çështjet që i përkasin jetës dhe punës jo vetëm tw shqiptarëve në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës“, tha Stankoviq.

Ai ka rikujtuar se bisedimet kanë filluar me vendimin e Qeverisë së Serbisë, e cila ka miratuar konkluzionet në shtatë pika „të cilat mbulojnë të gjitha ato kërkesa të cilat i kanë pasur apo i kanë prej vitit 2001 deri në 2012, kur Qeveria e ka miratuar atë propozim“.

 „E jona është që ato bisedime t’i vazhdojmë para së gjithash duke pasur parasysh që bisedimet janë ndërprerë (në nëtor të vitit të kaluar) me dëshirën e liderëve shqiptarë“, tha Stankoviq.

Ai ka thënë se „ne gjithmonë kemi qenë të hapur që në një dialog të hapur t’i zgjidhim të gjitha çështjet të cilat liderët shqiptarë i kanë bërë përpara Qeverisë në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të cilat mbizotërojnë në Serbi“.

Sipas fjalëve të tij, Trupi Koordinues dhe Qeveria janë të hapur për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe në kuadër të „konventave pwr pakicat nacionale të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet e pakicave kombëtare të një vendi“.

 „Jemi të gatshëm që bisedimet t’i vazhdojmë dhe shpresoj që pas kësaj të gjitha ato kërkesat më të rëndësishme të zgjidhen në bazë të postulave të cilat i citova më parë, rrespektivisht rrespektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë“, përfundoi Stankoviq.

Në bazë të bisedimeve të cilat në prezencë të përfaqësuesve të OSBE-së,  në muajin janar dhe shkurt janë mbajtur me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, Qeveria e Serbisë me 4 qershor të vitit të kaluar ka miratuar konkluzionet në shtatë pika.

Ato i referohen përfshirjes së shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjes ekonomike në të tri komunat, përdorimit zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimit dhe gjyqësorit, arsimit, kulturës dhe mediave, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe sigurisë dhe masave për krijimin e besimit në atë rajon.

Përfaqësuesit politik të shqiptarëve të jugut të Serbisë bisedimet i kanë ndërprerë sepse përgjat debateve në Kuvendin e Serbisë, në fund të nëntorit të kaluar, nuk është pranuar asnjë amandman i tyre pwr rrjetin e gjykatave në Serbi.

Rama duke i’u drejtuar qytetarëve të Preshevës në Shtëpinë e Kulturës, veçanërisht theksoi se qeveria në Tiranë mbështet dhe forcon dialogun e shqiptarëve të jugut të Serbisë me Qeverinë e Beogradit, posaçërisht kur është fjala rreth zgjidhjes së problemeve jetësore para së gjithash në fushën e infrastrukturës dhe arsimit.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues