Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: DIALOGU DHE TOLERANCA ZGJIDHEN NË MES SHQIPTARËVE DHE SERBËVE

24. nëntor 2014.

Bujanoc – Kryetari i Trupit Koordinues për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Zoran Stankoviq, ka deklaruar në intervistën për FoNet, se aktivitetet e tija në periudhën e kaluar dhe vizitat në jug të Serbisë nënkuptojmë mardhënie shumë korrekte me shqiptarët dhe thekson se toleranca dhe dialogu i zgjidhin të gjitha problemet.

Ai megjithatë mendon se mashtrohen shumë ata, që mendojnë se shpejt zgjidhet diçka që ka zgjatur për një periudhë të gjatë, mirëpo tregon edhe në përpjekjet që problemet e ndryshme trajtohen si të pazgjidhshme.

Stankoviq pret se të gjithë ata që punojnë në zgjidhjen e problemeve të këtij territori, “të sillen në atë mënyrë që sëbashku të shoqërohen dhe ndërtojnë besim të ndërsjelltë”.

„Kur keni shembuj që në një mjedis shumë etnik, liderët e bashkësive nacionale shoqërohen, vizitojnë, shkojnë sëbashku në koncerte ose shëtisin nëpër qytet, atëherë edhe të tjerët fillojnë këtë rrugë dhe gjithçka është shumë më e lehtë”, thekson Stankoviq.

Disa mendojnë se toleranca ndoshta është dobësi e ndokujt ose mungesë e guximit, ka thënë Stankoviq, duke theksuar se ai përkundër asaj mendon që toleranca dhe dilaogu zgjidhin gjithçka.

Nëse krijohet tradita që njerëzit në pozitat e larta të bëhen shembuj të tolerancës, “atëherë edhe bota ndryshe do të sillet”, ka vlerësuar Stankoviq.

Sipas fjalëve të Stankoviqit, në mjediset e këtyre komunave të jugut të Serbisë, nuk ka konflikte ndëretnike, çka edhe tregojnë të dhënat e organeve shtetërore.

„Atë çka ndonjë kriminel sillet në këtë apo në atë mënyrë dhe se kriminelët pa dallim se nga cili nacionalitet vijnë, ata “mirë bashkëpunojnë”, sipas vlerësimit të Stankoviqit ajo “është gjithkund prezente në botë”.

Mirëpo duhet që të përdorim edhe këtë fakt, i cili flet që mardhëniet ndëretnike janë shumë të mira dhe se në atë mënyrë të krijojmë mardhënie shumë të mira dhe ekonomike”, theksoi Stankoviq.

Zgjidhjen e problemeve të cilat liderët shqiptar në këto komuna i definojnë në shtatë pika, do të duhej që të kontribuojnë në zgjidhjen e përgjithshme në jug të Serbisë dhe se është e rëndësishme për integrimin e shqiptarëve në sistemin shtetëror të Serbisë, thekson Stankoviq.

Bisedimet në shtatë pika rreth çështjeve të cilat liderët shqiptar i konsiderojnë të nxehta, institucionet shtetërore i kanë vendosur në rend të parë, ka thënë Stankoviq dhe rikujtoi se Qeveria e Serbisë ka sjellë këtë vendim në 4 qershor, të vitit 2013.

Dhe është filluar me bisedime. Megjithatë, liderët shqiptar i kanë ndërprerë dhe kështu bisedimet nuk janë vazhduar, çka është problem i madh, ka thënë Stankoviq.

Pikërisht për këte, sipas fjalëve të tij, “në këtë moment nuk mundemi të kryejm as vlerësimin definitiv dhe konkret të integrimeve të shqiptarëve”.

„Është e sigurt që kërkesat e tyre do të zgjidhen në përputhje me Kushtetutën, ligjeve egzistuese dhe rregullave për pakicat kombëtare, të cilat i rregullojnë konventat ndërkombëtare”, thotë me bindje Stankoviq.

Ai personalisht mendon se shqiptarët në Republikën e Serbisë kanë të gjitha të drejtat të cilat i kanë edhe pakicat e tjera nacionale dhe mendon se me bisedimet në mes organeve qeverisëse të Republikës së Serbisë dhe të shqiptarëve, do të duhej të rregullojnë çështjen e mënyrës së realizimit të tyre.

Burimi: FoNet, Politika dhe Trupi Koordinues