Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ DHE FRANKEN RRETH ÇËSHTJES SË EMIGRANTËVE

20. prill 2015.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot është takuar me Teo Franken, sekretarin shtetëror për azil dhe emigrim në Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës. Në takimin i cili zgjati rreth një orë është biseduar rreth çështjes së emigrantëve dhe është konstatuar se numri i emigrantëve nga jugu i Serbisë të cilët kanë kërkuar azil politik në vendet e Europës Perendimore jashtëzakonisht ka rënë në vitin 2014.

Me këtë rast Stankoviq ka theksuar se Trupi Koordinues dhe Qeveria e Republikës së  Serbisë bëjnë përpjekje që ekonomikisht t`i forcojnë komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në mënyrë që t`i mundësohet banorëve të ktyre komunave kushte më të mira për jetë dhe punë. Kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se fokusi i Qeverisë së Serbisë është pikërisht në forcimin e potencialeve ekonomike të jugut të Serbisë, zonë e cila bien në rendin e zonave më të pazhvilluara. Stankoviq në vazhdimin e bisedës ka cekur njërin nga projektet të cilin në emër të Qeverisë e realizon Trupi Koordinues përmes ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nga këto komuna.

Sekretari shtetëror për azil dhe emigrim në këtë takim ka vlerësuar se Serbia është shtet stabil dhe demokratik. Franken ka shprehur qëndrimin se për këtë arsye nuk është e justifikueshme që të kërkohet azil politik në vendet e Europës Perendimore.

Stankoviq dhe Franken janë dakorduar që të vazhdojnë të punojnë në parandalimin kur është në fjala për kërkesat për azilit politik nga ana qytetarëve të Serbisë nga këto komuna. Bashkëbiseduesit kanë përfunduar se është e nevojshme të vazhdohet dërgesa e porosisë në mënyrë që të kuptohet se Serbia është shtet stabil dhe demokratik, shtet i cili rrespekton të drejtat e qyetatarëve të vet.

Burimi: Trupi Koordinues