Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: DEKLARATAT E MUSLIUT NUK I NDIHMOJNË SHQIPTARËVE

10. nëntor 2014.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka deklaruar se kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu mashtrohet nëse mendon se me qëndrime radikale “do të kontribuojë integrimit të shqiptarëve dhe përparimit të banorëve të tri komunave”.

 „Me përmendjen e referendumit, të luftarëve të ashtuquajtur „UÇPMB“-së dhe terrorit të imagjinuar ndaj shqiptarëve është retorikë e papranueshme për dikë që do të duhej të ishte lidhës në mes banorëve shqiptar nga këto hapësira dhe organet shtetërore kompetente, i cili do të duhej t’i zgjidhëte problemet ekzistuese“, tha Stankoviq.

Musliu ka deklaruar se Serbia duhet t’a pranoj statusin e luftarëve të UÇPMB –së, të cilët në vitin 2001 kanë luftuar kundër forcave shtetërore të sigurisë, si dhe rezultatet e referendumit të shqipëtarëve në vitin 1992, i cili do të mundësonte bashkimin e jugut të Serbisë me Kosovën dhe Metohinë.

Stankoviq ka theksuar se Jonuz Musliu ende nuk është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH).

 „Në përputhje me sjelljen politike të deritanishme të tij është edhe kjo deklaratë dhe kjo nuk është asgjë e re. E re është se ai sëshpejti mund të zë vendin e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe duhet të bëhet i vetëdijshëm se ai funksion nënkupton edhe rrespektimin e ligjeve të këtij vendi“, tha Stankoviq.

Sipas fjalëve të tij, ky pozicion nënkupton se Musliu bëhet pjesë e aparatit shtetëror të Serbisë, sepse në mes të tjera KKSH-ja finansohet nga buxheti i qytetarëve të Serbisë, ndërsa ai i cili është në krye të atij institucioni udhëhiqet me ligjin për këshillat nacionale të pakicave kombëtare.

„Do t’a përsëris edhe një mijë herë – Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi duhet të rrespektohen, ndërsa Musliu do të mashtrohet nëse mendon se me qendrimet e këtilla do të kontribuojë integrimit të shqiptarëve dhe përparimit të banorëve të këtyre tri komunave“, tha Stankoviq.

Rreth kësaj teme ka folur edhe koordinatori i Forumit për Mardhënie Ndëretnike, Nenad Gjurgjeviq, i cili ka thënë se deklarata e Musliut që Serbia duhet t’a pranoj statusin e luftarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk kontribuon në „integrimin politik, shoqëror dhe ekonomik të shqiptarëve të jugut të Serbisë në sistetmin shtetëror të Serbisë“.

Gjurgjeviq ka deklaruar se kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe ish pjesëtari i UÇPMB-së Jonuz Musliu, këso deklarata ka dhënë edhe më parë.

„Problem serioz është se Musliu është bërë kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion i cili është formuar sipas ligjeve të Serbisë“, ka thënë ai.

Sipas vlerësimit të tij, këso deklarata „e bëjnë të pakuptimtë organizimin e bashkësive nacionale përmes këshillave nacional“.

Gjurgjeviq është i bindur se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të tregojë se porosia e shqiptarëve të jugut të Serbisë që një të ardhëme më të mirë, politike apo çfardo tjetër, të kërkojnë në kuadër të Serbisë.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues