Arkiva e lajmeve
                   

STACIONI I VETERINARISË MBETET SHTETËROR

16. shtator 2015.

Bujanoc – Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, i cili ka të punësuar 39 të punësuar (11 veterinarë) mbetet në pronësi të shtetit. Me këtë veprim është vërë pikë në procesin e privatizimit të stacioneve të veterinarisë në Serbi, proces i cili kishte filluar në vitin 2006.

„Kemi mbetur në pronësi të shtetit, mirëpo vet i sigurojmë të ardhurat“, ka deklaruar Miodrag Millkoviq, drejtor i Stacionit të Veterinarisë.

Atë të cilën gjithnjë e kanë theksuar punëtorët në Stacionin e Veterinarisë në Bujanoc, ka treguar saktësi: sipas numrit të punësuarve, rezultateve të punës dhe renomen të cilën e gëzojnë tek kolegët dhe në profesion, veterinerët e Bujanocit janë të parët në Serbi.

Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc punon në territorin e Serbisë, i cili shtrihet në gjatësi prej 180 km me Maqedoninë dhe 92 km me vijën administrative me Kosovën dhe Metohinë, në fushën e njohur të tregëtisë së kafshëve dhe produkteve të origjinës së kafshëve.

Për 39 të punësuar të cilët kanë krijuar këtë kolektiv, kjo është shpërblim për punën e deri tanishme dhe shenjë për siguri egzestenciale, ndërsa për pronarët e kafshëve në Bujanoc dhe Preshevë, si dhe për gjithë Rrethin e Pçinjës, shenjë e stabilitetit të shërbimit veterinarik.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues