Arkiva e lajmeve
                   

SOT FILLON PARAQITJA PËR REGJISTRIM NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC

21. qershor 2017.

Bujanoc – Në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc sot fillon paraqitja dyditore e konkursit për regjistrim në vitin e parë të studimeve akademike themelore në vitin shkollor 2017/2018.

Kandidatët mund të paraqiten prej orës 8 deri në 14. Paraqitjet dorëzohen personalish, ndërsa nëse kandidatët nuk mund të prezentojnë gjatë paraqitjes, atë mund ta bëjnë personat e autorizuar.

Kandidatët, sëbashku me listën e paraqitjes, duhet që në shikim ta sjellin deftesën origjinale të të gjitha klasave të shkollës së mesme, diplomën e provimit të dhënë të diplomës, letërnjoftimin dhe vërtetimin e pagesës së harxhimeve të dhënies së provimit pranues.

Me rastin e dorëzimit të dokumenteve, kandidati zgjedh dy nga pesë lëndë të ofruara të cilat dëshiron që t`i nënshtrohet në provimin pranues.

Në konkurs është paraparë që në vitin e parë të studimeve akademike themelore në Bujanoc të regjistrohen 90 brucosha. Ata në harxhimet e buxhetit shtetëror do të shkollohen në programin e ri studimor – kontabilitet dhe auditim. 

Për më shumë informata rreth regjistrimit mund t`i gjeni në ueb faqen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës: http://www.ef.uns.ac.rs

Burimi: Fakulteti Ekonomik në Suboticë dhe Trupi Koordinues