Arkiva e lajmeve
                   

SOT ËSHTË DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE

8. prill 2015.

Bujanoc – Romët janë bashkësia e dytë etnike për nga numri në jugun e Serbisë. Përveç asaj, romët me kulturën e tyre të veçantë dhe talenitin e theksuar muzikor kësaj zonë i japin pamje tjetër dhe janë pjesë e pa ndarë e mjedisit kulturor të jugut të Serbisë. Por përsëri faktet tregojnë se ky grup etnik është i neglizhuar në të gjitha segmentet shoqërore dhe jetës publike.

Kenan Rashitoviq është kryetar i organizatës joqeveritare Forumi Rinor për Edukimin e Romëve (OFER) në Bujanoc. Që nga themelimi e deri më sot, ai dhe kjo organizatë punojnë kryesisht në emancipimin e romëve të Bujanocit dhe romëve tjerë në përfshirjen e tyre në të gjitha sferat e jetës. Për këtë arsyes Rashitoviq sot është njëri ndër njohësit më të mirë të problematikës së nacionalitetit rom në jug të Serbisë.

„Në Bujanoc ka rreth 6.500 rom, apo 12 përqind e numrit të përgjithshëm të banorëve. Të dhënat tregojnë se në Bujanoc ka më shumë serb, pastaj rom e mëpastaj shqiptarë. Romët e Bujanocit janë të përqëndruar në dy lokacione të qytetit. E para quhet „Моrаvа 76“, ku jetojnë afër 800 familje rome. Lokacioni i dytë është në “Lagjen e Re”, ku jetojnë kryesisht romët të cilët kanë ikur nga Kosova dhe Metohia.

Përfat të keq numër i madh i familjeve rome mjetet për egzistencë i fitojnë në zonën e “ekonomisë jolegale”. Deri tek depërtimi i kinezëve dhe malli i lirë nga lindja, romët nga Bujanoci kanë pasur me qira deri 200 tezga në vit, ndërsa sot menxi bëhen 50. Në tezgat ka mbetur që të punojnë vetëm të rinjët për pak para, ata të cilët munden dhe duhen.

Në mënyrë që jeta e romëve në jug të Serbisë të përmirësohet është e nevojshme që të sigurohen kushte adekuate për banim, arsimim dhe mbrojtje shëndetësore. Është e nevojshme ndërtimi i rrjetit infranstrukturor, si dhe përmirësimi i fondit egzistues të dobët strehimor deri në nivelin e standardeve minimale për strehim.

Burimi: Jugmedia, Vrajske Noviske dhe Trupi Koordinues