Arkiva e lajmeve
                   

SOCIAL IMPACT AWARD (SIA) – GARË E STUDENTËVE NË SIPËRMARRËSINË SOCIALE

15. prill 2016.

Social Impact Award (SIA) është garë e ideve të studentëve të cilët dëshirojnë që të kryejnë ndryshimin social apo ekologjik në mënyrë konstruktive. Qëllimi i garës është promovimi i diturive dhe praktikave të sipërmarrësisë shoqërore në mës studentëve. Sipërmarrësia shoqërore është aksion kreativ i sipërmarrësve dhe i fokusuar në problemin shoqërore apo ekonomik.

Programi për të gjithë pjesëmarrësit ofron disa puntori falas përmes të cilave fitojnë ndihëm për zhvillim të idesë dhe inkurajimin e diturive të reja, si dhe mundësinë që të njihen me bashkësinë lokale të sipërmarrësve shoqëror. Social Impact Award ofron mundësinë studentëve që me idenë e vet të konkurojnë për njërën nga katër (4) çmimet dhe fitojnë përkrahjen shtesë, kapitalin shtesë, hapësirën për punë dhe programin mentorial.

Çmimi është dedikuar për studentët të cilët dëshirojnë që të zgjidhin ndonjë problem shoqëroro-ekologjik në mënyrë inovative përmes projekteve, iniciativave dhe organizatave. Organizatat mund të zgjidhin problemin i cili i përket numrit të madh të temave, si dhe shembullin e zvogëlimit të varfërisë, kujdesit shëndetësor, arsimin, ekologjinë, energjinë, teknologjinë informative, barazinë shoqërore etj.

Idetë mund të dorëzohen në kuadër të sektorit civil (organizata joqeveritare, shoqatat, iniciativa, grupa joformale e qytetarëve), si dhe në kuadër të sektorit privat si kompani shoqërore, si psh. kuzhina e lëvizshme për të pastrehurit, koncepti i ri në arsim, ueb faqeja për organizime  fqinjësisë për akcionet punese apo diçka të re dhe ndryshe. Është e nevojshme që idea të ketë qëllim të zgjidhjes së ndonjë problemi ekologjik dhe shoqëror.

Shembujt e projekteve të cilat deri më tani kanë hyrë në rrethin e ngusht të garimit mund t`i shohni në librin e inspirimeve.http://socialimpactaward.rs/knjiga-inspiracije/

Konkursi për projektin Social Impact Award 2016 zgjat deri më 24 prill 2016. Paraqitjet mund të dorëzohen përmes adresës socialimpactaëard.rs/prijava-za-konkurs.

Para hapjes së konkursit mbahen pesë (5) punëtori në Beograd, Nish, Novi Sad dhe Kragujevc. Në këto punëtori të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi që të njihen më shumë rreth sipërmarrësisë shoqërore dhe përvojat e fazave të ndryshme të ideve shoqërore sipërmarrësore. Pjesëmarrja në punëtori nuk është kusht për aplikim në konkurs, por prezenca mund t`iu ndihmoj që t`i përgjigjeni mirë kërkesave të konkursit. Publikimi i tetë (8) ekipeve të cilët hyjnë në finale do të mbahet 17 maj 2016, në Qendrën Kulturore Rex në rrugën Jevreskoj 16 në Beograd.

Finalistët fitojnë programin e inkubacionit në afat prej tre (3) muajve, ndërsa pas kësaj në shtator, Social Impact Aëard Serbia do të ndaj katër çmime. Tri çmime përbëhen prej 1.500 eurove të kapitalit fillestar, ndihmës mentorale dhe rrugës në konferencën ndërkombëtare në Vien. Të hollat do të lëshohen në këste, varësisht prej plotësimit të qëllimve të parapara. Çmimi i katërt do të ndahen përmes votimit të bashkësisë, ndërsa do të përbëhet nga rruga e konferencës ndërkombëtare në Vien dhe ndihmës mentorale. 

Për më shumë informata mund t`i merrni në këtë adresë socialimpactaward.rs

Burimi: Social Impact Aëard (SIA) në Serbi dhe Trupi Koordinues