Arkiva e lajmeve
                   

Slobodan Drashkoviq,kryetari i komunës së Medvegjës

2. gusht 2012.

Në të katërtin mandat me rradhë ,në Medvegjë për kryetarë të komunës u zgjodh Slobodan Drashkoviq.Qytetarët sigurisht  kanë arsyje që ia besuan për herë të katërt menaxhimin e komunës,dhe për konkurimin e tij për herë të katërt për këtë funksion,Slobodan Drashkoviq thotë:

 “Arsyeja që un përsëri konkurova është dëshira ime për ti ndihmuar rajonit  tim.Këtu kam lindur,këtu e kam familjen dhe gjithqka që kam ndodhet në hapësirën e kësaj komune nga e cila nuk planifikoj te largohem.Arsyeja për të cilën populli më zgjodhi është sigurisht ajo  që për  Medvegjën kam bërë shume,sigurisht me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë,Trupit koordinues te Qeverisë së Serbisë për Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministrat e zgjedhur,të cilët kane investuar për rajonin tonë,siç janë Coviq ,Lajiq dhe Milan Markoviq.Vitin e kaluar nga trupi koordinues kemi marrur rreth 39 milion të  cilat i kemi investuar për zhvillimin e komunës së Medvegjës.’’

Cilat janë hapat që i keni ndermarrë kur jeni zgjedhur për herë të parë si kryetarë?

‘’Kur pashë se projektet nuk ekzistojnë ,së pari kemi hartuar projektet për infrastrukturën dhe dokumentacionin teknik ,për të startuar me realizimin e tyre.Ne i ndetuam rreth 180 kilometra rrugë lokale,i asfaltuam dhe lidhëm cdo fshat me qendren e Medvegjës ,konkretisht me magjistralen М-9,e cila kalon përmes Medvegjës,Prishtinës dhe Leskovcit.Ndërtuam pesëmbëdhjetë ura të mëdha dhe të vogla të cilat u nevojiten,ndërsa disa ura i rindërtuam.Është punauar shumë edhe për kanalizimin,kështu që 90 përqind e Medvegjës eshte me kanalizim,dhe një pjesë e kemi në perfundim e sipër.Kemi punuar edhe për sistemin e tretjes së ujrave të zeza me ndihmën e qeverisë së Norvegjisë në vitin 2005 dhe ky sistem ka startuar te punojë.Tash na duhet ta zgjerojme përmes banjës se Sijarinës ,qe eshtë shumë e rëndësishme nëse e marrim parasysh rritjen e popullsisë së komunës.

A i keni zgjedhur problemet  tjera komunale ,sic është furnizimi me ujë?

 ‘’Kur unë erdha ne vendin e kryetarit te Bashkisë në vitin 1999/2000,ka patur kufizime te ujit.Nga viti 2002,kur ne zgjodhem problemin e furnizimit me ujë në Medvegjë ,as në periudhat me të thata nuk kemi patur nevojë per kufizimin e ujit,madje kemi edhe ujë që na tepron.Ne i kemi nderruar të gjitha tubacionet asbeste,të cilat ishin kancerogjene dhe të cilat kanë plasur.Kështu që kemi zvogëluar shpenzimet.Pusat e vjetër janë revitalizuar ,ndërsa kemi hapur edhe dy puse te reja.Bashkimi Evropian nëpërmjet agjencioneve të caktuara na ka ndihmuar shumë.Kemi aplikuar dhe kemi marrë fondet.Tash e kemi më lehtë sepse në zonën tonë kanë filluar të veprojnë objekte te vlefshme për komunën tonë.Pjesë e të ardhurave materiale vjen edhe nga taksat dhe  pagat mujore.Kemi edhe një problem me  puntorët të cilët punojnë në shëndetësi ,polici dhe arsim konkretisht udhëtojnë nga komunat tjera,kështu që tatimet mbi pagat e tyre paguhen ne vendet ku ata banojnë.’’

Cilat janë objektet më me vlerë që janë hapur viteve të fundit?

‘’Miniera Lece ka filluar të punojë për tre vjet rradhazi dhe kemi punësuar rreth 350 punëtorë.Këto ditë na kanë arritur edhe paisje te reja me vlerë rreth pesë milion euro.Kohët e fundit kemi punuar edhe me fondet sllovene që kemi për projektin e fabrikës së briketave dhe paletave në komunën e Medvegjës,me fondet qe na dhuruan ata për këtë projekt.Të premten e kaluar është hapur konkursi për rindërtimin e projektit.Bashkimi Evropian dhuron 90 përqind të mjeteve ,ndërsa 10 perqind komuna.Këto ditë do të startojmë me realizimin e këtij projekti.Këtu do të punësohen 50 punëtorë.Intenzivisht po punojmë edhe për rregullimin e pronësisë në vendin ku do te ndërtohet burgu.Kemi përcaktuar vendnddodhjen dhe ka filluar shpronsimi i saj.Edhe këtu do të punësojmë rreth 200 punëtorë.

Cilat janë punë që ju presin në të ardhmen?

‘’Do të sigurojmë dokumentacionin teknik që së bashku me qumështoren e Shabacit të importojmë rreth 100 mëshqerra ,të cilat do ti ndajme fermerëve .Në banjën e Sijarinës kemi ndërtuar një pishinë të madhe,ndërsa do ti ndërtojmë edhe dy tjerë,sepse banja e Sijarinës ka potenciale për zhvillimin e turizmit ne komunë ndërsa për ne është shumë e rëndësishme.Pervec zhvillimit të infrastrufturës ,kujdesemi edhe për qytetarët tonë.Kemi punësuar edhe tetë shtëpiake gerente ,të cilat vizitojnë pleqët dhe te sëmurët.Kemi siguruar dhe kemi ndarë rreth 5 milion dinarë prej buxhetit për ndihma sociale dhe familjeve në nevojë.I kemi ndihmuar edhe studentët të cilët nuk kanë pasur mundësi të regjistrohen në fakultet me buxhetin e tyre,te cilët janë vetfinancues.Ajo qe për ne eshtë me shumë rëndësi eshtë ajo se qfarë na pret në periudhën e ardhshme,është ajo qe me qeverinë e re te arrijmë marreveshje që rruga prej Medvegje deri ne Leskovc dhe më tutje per Prishtinë , М-9 ,të rindërtohet,sepse është në gjendje shumë te keqe.Presim qe bisedat për Kosovën dhe Metohinë të realizohen shpejtë.Ne kemi qytetarë shqipëtarë dhe duhet të hapet tranzicioni –tash kemi tranzicionet për njerëzit ,por jo ato për mallrat.Për qfarë tash mallrat tona nuk shkojnë përmes Kosovës?Ata janë konsumatorë të medhenjë ,si në produkte ushqimore ashtu edhe në prodhimin e drurit dhe gjithqka tjetër.’’

Përndryshe autoritetet e Medvegjës përbëhen nga SPS ,PUPS dhe partia e veprimit demokratik shqipëtar.