Arkiva e lajmeve
                   

SITUATË E JASHTËZAKONSHME NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SERBISË

14. mars 2016.

Beograd – Qeveria e Republikës së Serbisë me propozim të Shtabit Republikan për Situata të Jashtëzakonshme, ka shpallur situatë të jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Serbisë.

Vendimi është marrë si masë preventive me të cilën do të lehtësohet dhe përshpejtohet veprimi i gjitha organeve të Republikës së Serbisë në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë të qytetarëve dhe sendeve, si dhe largimin e pasojave nga të vërshimet.

Qeveria e Serbisë çdo ditë do të ketë seancë të Shtabit Republikan për Situata të Jashtëzakonshme, në kontinuitet do ta përcjell situatën në terren dhe rreth asaj do t’i informoj qytetarët, thuhet në njoftimin e Zyrës për Bashkëpunim me Media të Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Gjithë këtë situatë e rëndon edhe kriza e emigrantëve, kështu që policisë në mbrojtjen e kufijve, në këto ditë që janë para neve, do t`i ndihmoj edhe Ushtria e Serbisë. Qeveria e Serbisë apelon të gjithë qytetarët që të rrespektojnë vendimet e Qeverisë së Serbisë dhe të bëjnë gjithçka në mënyrë që të ndalohen pasojat më të mëdha gjatë periudhës kritike të shiut i cili pritet të bie.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues