Arkiva e lajmeve
                   

SITUATA NË PRESHEVË STABILE

30. korrik 2013.

Preshevë-Kryeshefi i Stacionit Policorë  Preshevë, Avdi Bajrami tha në Miratovcë se në atë stacion "marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe ndëretnike janë të mira."

“Në kuadër të stacionit policor janë të punësuar rreth 60% Shqiptar, 36% Sërb dhe rreth 4% Romë dhe Goran” i tha Bajrami drejtorit të policies Milorad Veljoviqit me rastin e vizitës së punktit policor në Miratoc.

“Bashkëpunimi me popullsin lokale dhe vetëqeverisjen lokale është e mire, japim kontribut të madhë në funksionimin e këshillit komunal për siguri”, tha Bajrami.

Ai gjendjen e sigurisë në teritorin e komunës së Preshevës e vlerësoi si të volitshme dhe stabile.

“Numri i veprave penale është i ngjajshëm me të periudhës së njëjtë kohore para një viti. Para disa ditëve kemi analizuar gjendjen e sigurisë me kryeshefin e Drejtorisë së policisë në Vranjë, Slagjan Velinoviqin, dhe kemi dhënë konkluzion të përbashkët se gjendja këtu është e përshtatshme dhe stabile”, ka thënë Bajrami

Burimi: Jugpress