Arkiva e lajmeve
                   

SIPËRMARRËSIT KANË KONTRIBUAR NË ZHVILLIMIN E POLITIKËS EKONOMIKE

10. tetor 2014.

Bujanovac – Shoqata e Grave të Punësuara të Bujanocit dhe Shoqata e Grave të Punësuara të Serbisë kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët me temë „Sipërmarrësit kanë kontribuar në zhvillimin e politikës ekonomike në kontekstin e ri politik“. Me këtë rast është nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi rreth bashkëpunimit me Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë. Në këtë mbledhje janë mbledhur gratë sipërmarrëse nga Bujanoci, Vraja dhe rrethina, ndërsa truezën e rrumbullakët e ka hapur kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Projekti ka për qëllim të forcojë dialogun në mes të Shoqatës së Grave të Punësuara të Serbisë, shoqatave lokale të sipërmarresve dhe Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, ashtu që të ndikohet në krijimin e strategjisë e cila do të jetë senzitivisht e barabartë kur bëhet fjala rreth ndërmarrësisë. Qëllimi i projektit është krijimi i bazës nga e cila të gjithë sipërmarrësve të Serbisë për bashkëpunim të mirë dhe të zgjërojnë tregun e tyre, për të përmirësuar bizneset e tyre, ndërsa është paraparë edhe bashkëpunimi me institucionet në Serbi për qëllim të përmirësimit të ambientit për zhvillimin e sipërmarrësisë së grave.

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Punësuara të Bujanocit, Fazila Azemoviq, ka theksuar statistika të këqija të cilat tregojnë shkallën e lartë të papunësisë së grave në komunën e Bujanocit.

 „Në numrin e përgjithshëm të të punësuarve, 30 përqind janë gra ndërsa 70 përqind djem. Në numrin e përgjithshëm të papunësuarve, 49 përqind janë gra. Në Bujanoc janë rreth 1000 gra më pak se meshkuj në mesin e shfrytëzuesve të sigurimit shëndetësor, ndërsa numri i tyre në numrin e përgjithshëm të popullësisë është më i madh. Diçka duhet të ndërmirret edhe me një grup të ndjeshme, ndërsa ajo është grupi i grave të papunësuara, si dhe grupi i të rinjëve. Megjithatë, sendet kanë filluar që të ndryshohen në të mirë duke i’u faliminderuar kryetarit të komunës, Nagip Arifit“, ka deklaruar Fazilla Azemoviq.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me këtë rast ka deklaruar se vetqeverisja lkompetente lokale nuk mund të funksionojë nëse nuk i kushtohet rëndësi e veçant barazisë gjinore dhe fuqizimin e grupeve qytetarëve që janë në një pozitë të varur.

Projektin e finansojnë Delegacioni i UE-së në Serbi dhe Zyra për Bashkëpunim me Shoqëritë Civile të Republikës së Serbisë.

Burimi: TV Bujanoci dhe Trupi Koordinues