Arkiva e lajmeve
                   

SIMPO KA DALË NGA BLLOKADA, KA FILLUAR PRODHIMI

15. shtator 2014.

Kompania “Simpo” nga Vranja ka dalur nga bllokada, dhe nga 15 nëntori, në disa fabrika janë krijuar kushte për fillimin e procesit të prodhimit.

Siç ka thënë drejtori gjeneral i Simpo-s, Sllagjan Disiq, fjala është para së gjithash për Fabrikën e prodhimit të tapetave në Vranjë dhe Fabrikën e dyshekëve në Bujanoc.

“Fabrikat tjera rradhazi do të fillojnë me punën nvarësisht prej dinamikës së arritjes së repromaterialit nga vendi dhe nga bota. Në vazhdë janë bisedimet dhe negociatat me furnizuesit për riprogramimin e detyrimeve të vjetra të cilat i ka Simpo dhe definimit të kushteve të reja të bashkëpunimit në periudhën në vijim”, tha Disiq. 

Ai ka shtuar se gjatë kësaj jave kompaninë do ta vizitojnë furnizuesit kryesor të repromaterialit nga Serbia, Sllovenija, Bullgaria, Maqedonia dhe vendeve tjera.

Drejtori gjeneral ka vlerësuar se “Simpo” duhet të fillojë me hovë më të madh të punës në të gjitha fabrikat, gjatë fundit të muajit shtator dhe fillim të muajit tetor, sepse kompanija, pas mbarimit të procesurës së konverzimit, pret nga Qeveria që të shqyrtojë mundësinë e miratimit të kreditit për funksionimin e mirë kapaciteteve prodhuese në prodhimeve kapaciteve në korin biznesor.

Të rikujtojmë se një muaj më parë, bankat kanë tërhequr bllokadën dhe se të njejtën gjë e ka bërë javën e kaluar Administrata Tatimore, në bazë të vendimit të 30 gushtit të Qeverisë së Serbisë 

Në fillim të shtatorit është mbajtur edhe mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Aksionarëve të Simpo-s, në të cilën në mes të tjerash është marrë vendim rmbi emisionin të shtatë të aksioneve për investitorët kualifikues Republikën e Serbisë, sipas vlerës minimale të aksionit individual nga 1.801,50 dinarë për aksion.

Burimi: Tanjug, Ok Radio, TV Vranje dhe Trupi Koordinues