Arkiva e lajmeve
                   

Shwnohet Dita Ndërkombëtare e Xhezit në Bujanoc

7. maj 2014.

Në Bujanoc, këtë vit për herë të parë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Xhezit. Fondacioni i Nishvillit në kuadër të projektit „Xhezi – shprehje multikulturore“, ka organizuar koncert falas me rastin e ditës së xhezit, duke i gëzuar qytetarët me këtë ngjarje të veçantë. 

Salla e madhe e Shtëpisë së Kulturës „Vuk Karagjiq“ ka qenë e stërmbushur me të rinj nga Bujanoci, kurioz për të dëgjuar ritmet dhe tonet e reja. Përveç dëshirës për muzikën, të rinjët nga Bujanoci kanë ofruar ndihmë edhe moshatarëve të tyre të cilët morrën pjesë në koncert, në kuadër të projektit të cilin e realizon Nishvilli. Këta muzicientët e rinj do të kenë mundësinë edhe dy herë të tregojnë aftësitë e tyre muzikore, në kuadër të projektit edhe gjatë manifestimint të  „Verës kulturore", i cili çdo vit mbahet në Bujanoc edhe në vet festivalin e Nishvillit.

Mysafirë special të koncertit kanë qenë anëtarët e xhez grupit „Jam Station”, të cilët të rinjëve të Bujanocit i kanë ofruar çaste të paharruara.

Projektin „Xhezi – shprehje multikulturore”, e mbështesin Delegacioni i Unionit Europian në Republikën e Serbisë dhe Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile e Qeverisë së Repubikës së Serbisë. Shërbimi i Trupit Koordinues dhe komuna e Bujanocit i kanë mbështetur aktivitetet e realizuara në këtë komunë.

Burimi: Trupi Koordinues