Arkiva e lajmeve
                   

SHTETI I JAPONISË NDIHMON ME MJETE MATERIALE PËR PAJISJEN E SHTËPIVE DHE BANESAVE

24. mars 2023.

Bujanoc - Beograd - Qeveria e Japonisë do të dhurojë 73 mijë euro për pajisjen e shtëpive dhe banesave me mobilje, të cilat do të blihen dhe ndërtohen për romët e arratisur nga Kosova dhe Metohija në vitin 1999 dhe që prej 24 vitesh jetojnë në qendrën kolektive Salvatore.

Qeveria zvicerane kontribuoi gjithashtu me 200,000 franga zvicerane për projektin, i cili po zbatohet nga UNOPS.

Në qendrën Salvatore jetojnë 19 familje rome, 12 prej të cilave do të marrin apartamente, ndërtimi i të cilave do të nisë pas përfundimit të tenderit për kontraktorin dhe do të blihen shtëpi në fshatra për shtatë familje.

Tri familje të tjera në nevojë sociale nga komuna do të marrin shtëpi.

Burimi: Bujanovacke, Shբrbimi i Trupit koordinues

 

homescontents