Arkiva e lajmeve
                   

SHTETI ËSHTË DUKE BËRË PËRPJEKJE PËR TË REDUKTUAR VARFËRINË DHE PABARAZINË

27. tetor 2016.

Beograd – Në prezentimin e publikimit të Bankës Botërore “Harta e varfësirsë në Serbi”, e cila është bërë në bazë të regjistrimit të vitit 2011 dhe anketës mbi të ardhurat dhe kushtet e jetës, dhe rezultatet e të cilës janë prezentuar në takimin “Harta e varfërisë në Serbi”, i cili është mbajtur në Beograd, sekretari shtetëror i Ministrisë për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Nenad Ivanisheviq, ka deklaruar se nga varfëria janë të rrezikuara vendet rurale në të cilat jetojnë serbët dhe pakicat kombëtare.

Ivanisheviq ka thënë se harta e varfërisë në Serbi ka treguar se shkalla e papunësisë është më e  madhe në Tutin, ku të varfër janë dy e treat e banorëve, përkatësisht 66,1 përqind, si dhe në juglindje të Serbisë, ku më shumë se gjysa e banorëve jeton në varfëri – Preshevë 63,6 përqind, Bojnik 63,4 përqind, Bujanoc dhe Leban 54,6 përqind, pastaj Babushinca, Bosilegradi, Vlladiçin Hani, Gaxhin Hani, Dolevaci, Zhitoraxha, Medvegja, Tërgovishta dhe Cërna Trava, duke shtuar se më së miri jetohet në rajonin e Beogradit, ku kryeson komuna e Novi Beogradit me shkallën e varfërisë prej 4,8 përqind.

Ai theksoi se vendimi i Qeverisë mbi transferet e dedikuara ka qëllim që të zvogëloj varfërinë në mes Beogradit dhe të tjerëve, përkatësisht komunave jugore në Serbi.

„Mjetet të cilat janë ndarë më shumë se 500 milion dinarë dhe të cilat do të ndahen në vlerë më të madhe vitin e ardhshëm do të jenë direktë të plasuara në komunat më pak të zhvilluara, edhe atë në zhvillimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale”, ka thënë Ivanisheviq.

Ai shtoi se këto mjete harxhohen në mënyrë të destinuar, përkatësisht që në shumë vetqeverisje lokale të vendosen shërbimet e mbrojtjes sociale, siç është shërbimi i ndihmës në shtëpi apo përcjellësi personal.

Shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Serbi, Toni Berheien, me këtë rast theksoi se tema e këtij publikimit pikërisht është ajo me të cilën merret Banka Botërore – zvogëlimi i varfërisë dhe rrijta ekonomike e atyrëve të cilët janë në rrezik të madh nga varfëria, vendet në të cilat jetojnë dhe arsyet për të cilat janë të prekura këto rajone për dallim nga të tjerat.

Burimi: Dana, N1 Info, Blic, Jugpres dhe Trupi Koordinues