Arkiva e lajmeve
                   

SHTËPIS SË SHËNDETIT I ARRITI DONACIONI I ALKOOLIT MJEKËSOR NGA BANATI

26. mars 2020.

Bujanoc-Pas maskave mbrojtëse bashkqytetrja Jellena,siguroi dhe dhuroi një sasi të respektueshme të alkoolit mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc në momentin kur ky artikull gjatë luftës kundër virusit korona nuk ka qenë në dispozicion në barnatoret e Bujanocit për më shumë se një muaj dhe i gjithë vendi po përballet me mungesa.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit dr.Lela Jovanoviq, tha që këtij objekti shëndetësor iu siguruan mjete adekuate të mbrojtjes dhe dezinfektimit në një nivel të mjaftushëm,por që sasitë shtesë të alkoolit mjekësor ishin sigurisht të mirëseardhura.

“Në emrin tim dhe në emër të institucionit tone i falemnderohemi Jellenës”. Ne kemi nevojë për solidaritet dhe humanizëm në këto kohë. Mjekët, teknikët mjekësorë dhe stafi tjetër  i shtëpisë së shëndetit  do të vazhdojnë të ndihmojnë këdo që ka nevojë, dhe gjeste të tilla humane e bëjnë më të lehtë për ne, "tha Dr. Jovanoviq.

Donatorit të cilit ju falemnderuan Urosheviq dhe Jovanoviq,është  “Hubert 1924” nga Novo Sella në Kikindë.

Në shtëpin e shëndetit ka arritur raspirator,të cilin e ka dhuruar Goran Jovanovski.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues