Arkiva e lajmeve
                   

“SHTËPIA NGA ZEMRA"ARRITI NË SHTËPINË E NJË FAMILJEJE ME DHJETË FËMIJË NË MEDVEGJË

27. prill 2020.

Medvegjë -Një shtëpi e re do të fillojë të ndërtohet brenda dhjetë ditësh për një familje nga fshati Retkocer afër Medvegjës që po jeton në kushte të vështira dhe ka dymbëdhjetë anëtarë, përfshirë dhjetë fëmijë, kjo u premtua pasi ministri i punës, punësimit, çështjeve veterane dhe sociale, Zoran Gjorgjeviq dhe autori i emisionit  të karakterit human “Shtëpia nga zemra",Zharko Laziq nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi.

Me atë rast Gjorgjeviq vizitoi familjen, kur nënvizoi se ishte i kënaqur që gjithçka do të bëhej me kohë dhe shtoi se ai besonte që së shpejti ajo familje do të ketë një shtëpi të re, e cila sigurisht do ta bënte jetën e tyre shumë më të lehtë në të ardhmen .

"Dhe në këto periudha të vështira, ndërsa luftojmë kundër virusit, ne kujdesemi për qytetarët tanë dhe nevojat e tyre. Unë jam i kënaqur që do ta ndihmojmë këtë familje, ata e meritojnë atë, "tha Gjorgjeviq.

Ai gjithashtu tha se në periudhën e ardhshme Ministria në bashkëpunim me projektin humanitar "Shtëpia nga zemra", do të ndihmonte familjet e tjera me probleme sociale në territorin e Republikës së Serbisë dhe të ndërtonte shtëpi të reja për ta.

"Ne synojmë të sigurojmë një jetë më të mirë për të gjitha familjet që jetojnë në kushte të vështira, dhe t'u japim fëmijëve një fëmijëri të shkujdesur dhe një shans për një të ardhme më të mirë, sepse prioriteti i Qeverisë së Republikës së Serbisë është të krijojë një imazh demografik më të mirë, "tha Ministri.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues