Arkiva e lajmeve
                   

SHTËPIA E KULTURËS NË BUJANOC ORGANIZON AKSIONIN PËR VEZËN MË TË BUKUR TË PASHKËVE

10. prill 2017.

Bujanoc – Shtëpia e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc edhe këtë vit do të jetë nikoqire e Festimeve Tradicionale të Pashkëve.

Ky institucion me rastin e Pashkëve do të organizoj ekspozitën tradicionale “Ngjyrosja e vezëve të Pashkëve” dhe shfaqjes së Pashkëve.

Vlladimir Stojkoviq, bashkëpuntori i pavarur për aktivitete kulturore, rikujton bashkëqytetarët që këto manifestime mbahen për herën e dytë dhe të tretë të ditës festive.

„Tradicionalisht zgjedhet veza më e bukur e Pashkëve, si edhe punimi më i bukur artistik rreth kësaj teme. Shfrytëzoj rastin që të dërgoj ftesë të gjithë qytetarëve të interesuar të Bujanocit dhe rrethinës që punimet e veta t`i sjellin në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës më së voni deri të premten, më 14 prill”, tha Stojkoviq.

Punimet do të ekspozohen në sallë, të hënën dhe të martën (17 dhe 18 prill), ndërsa shfaqja e Pashkëve do të shfaqet në sallën e madhe në ditën e dytë të festës, duke filluar në ora 19. Festimi i Pashkëve për këtë vit do të jetë i dhjeti me rradhë dhe për këtë vit është festim jubilar.

Do të performojë nxënësit e SHF “Branko Radiçeviq” dhe Shoqata Artistike Kulturore “Soko” nga Bujanoci. 

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues