Arkiva e lajmeve
                   

SHTABI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME: TË AKTIVIZOHEN MË SHUMË QENDRA KUNDËR BRESHËRIT

19. korrik 2017.

Bujanoc – Nga katër stacione kundër breshëri, sa edhe janë momentalisht në funksion në territorin e komunës së Bujanocit, deri më tani në këtë sezonë janë ndezuar gjithsej dhjetë raketa. Ky numër, sipas të dhënave të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit, i përket periudhës deri më 26 qershor 2017.

Vetqeverisja lokale shqyrton mundësinë që t`i aftësoj edhe tetë stacione tjera kundër breshërit, të cilat kryesisht gjenden në vijën administrative me Kosovëm e Metohinë.

Zëdhënsi i kryetarit të komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq, mendon që është i nevojshëm që të formohet komisioni i përbashkët, i përbërë prej përfaqësuesve të komunës dhe Qendrës së Radarit “Kukavica”, në mënyrë që të konfirmohet gjendja reale e këtyre stacioneve, si edhe të kryhet vlerësimi i harxhimeve për kthimin e tyre në funksionalitet.

Në Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme vlerësojnë se sëpari duhet të bëhen aktive qendrat kundër breshërit në fshatin Lopardincë dhe Sumolicë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues